Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Dashuri apo miqësi?

Tuesday, March 9, 2010 , Posted by BB3 at 3:49 AM


Valoni ngacmon me fjalë Domenikën dhe ajo ia kthen se atë që i tha, nuk duhet ta përsërisë më. Valoni justifikohet se e tha me shaka, por Domenika ia pret shkurt se ai i preu rrugën vetes, ndërsa Olta thotë se gjëra të tilla nuk kanë lidhje me shakanë. Klodi, që është prezent, i thotë Seldit që është pranë Domenikës se duhet t’i dalë për zot asaj, por ai ia kthen që të rrijë urtë e të mos fusë xixat. “Ky s’e ka problem që të tjerët të thonë kështu për mua”- thotë Domenika për Seldin dhe shton se Klodi po thotë realitetin. Seldi i thotë asaj se ata të dy nuk janë të lidhur, duke u përpjekur kështu që të justifikojë veten. Domenika shprehet se ai e thotë këtë apo të kundërtën sa herë i leverdis dhe e pyet nëse është is sigurt për atë që tha. Seldi ia kthen se nuk është i sigurt duke nënkuptuar se i pëlqen ideja të jenë cift. Domenika e kthen bisedën tek trëndafili që ai i dhuroi për festën dhe i thotë se duket mendimi i tij për të sepse lulja ka ngjyrë të bardhë që simbolizon miqësi. Seldi thotë se ajo është ngjyra e saj e preferuar, por Domi e mohon. Olta shprehet me tendencë se ngyra e trëndafilave tregon shumë, ndërsa Klodi e plotëson duke thënë se fakti që të gjithë djemtë u kanë dhuruar vajzave trëndafila të bardhë, tregon se asnjë nuk është i dashuruar. Erioni justifikohet dhe tregon se kishte kërkuar të kuq, por Seldi ua kishte prishur planin dhe kishte marrë të bardhë. Ngjyra e luleve dhe simbolizimi i tyre hap një diskutim mes banorëve. Valoni thotë hapur se brenda në shtëpi, sipas tij nuk ka dashuri dhe Klodi e mbështet mendimin e tij. Djemtë justifikohen se kishin menduar se vajzave u pëlqente ajo ngjyrë dhe ndaj e kishin porositur, por ato insistojnë se mesazhi që përcjell është i rëndësishëm.