Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni dhe Bertina bisedë për rapotin me Oltën

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 10:58 PM


Të dy të rinjtë dalin jashtë dhe të ulur pranë pishinës, bisedojnë për Oltën dhe raportet e secilit prej tyre me të. Bertina i thotë Erionit se ajo me Oltën nuk ka mardhënie të mira vetëm prej disa shprehjeve ofenduese të thëna nga Olta në dhomën e rrëfimit, të cilat kanë prekur Bertinën. Ajo thotë se Olta shtirej si mike e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër, por kjo ishte hipokrizi dhe këtë gjë Bertina nuk do që ta pranojë. Erioni i thotë Bertinës se ai nuk do që të ndërhyjë nëse konflikti i tyre nuk do të jetë për shkak të tij. “Nëse unë nuk jam shkaku i konflikteve tuaja, atëherë do t’ju lë që t’i zgjidhni vetë” thotë Erioni pasi Bertinën i ka mbetur hatri ngaqë Erioni nuk ka mbajtur qëndrim në debatet e saj me Oltën. Ajo i thotë Erionit se për të nuk kanë rëndësi veprimet që bën Olta duke u munduar të shkatojë xhelozi. “Mua nuk më vjen inat me veprimet që ajo bën kundrejt teje, nuk më shqetëson ky fakt. Mua më acaron fakti që Olta më sulmon nëpërmjet teje” i thotë Bertina Erionit dhe më pas shton se ai nuk arrin ta kuptojë për këtë. Erioni i thotë Bertinës se me Oltën ka pasur vetëm ndjenja shoqërore, por vajza i thotë se përderisa ai në klipet e transmetuara, është vënë një një situatë të tillë për publikun, tregon se ka diçka më tepër sesa shoqëria. Kështu mes tyre nis një debat për ndjenjat e Erionit dhe për Oltën si problemin midis tyre. Erioni mbron mendimet e tij, ndërsa Bertina vazhdon ta kundërshtojë. Pas disa minutash ku Erioni shpjegon mardhënien e tij me Oltën dhe Bertina këmbngul në mëndimet e saj, ai e pyet “çfarë shikon pozitive dhe çfarë negative te unë?”. Bertina i thotë se nuk i pëlqen karakteri i paqëndrueshëm i Erionit dhe disa veprime dhe më pas thotë se i pëlqen ëmbësia dhe përkushtimi, kur bëhesh serioz, të gjitha. Erioni kundërshton Bertinën për mendimin se ai është i paqëndrueshëm dhe më pas e këshillon që të mos shkaktojë konflikte me banorët në shtëpi duke iu referuar debateve të fundit mes saj dhe banorëve të rinj kryesisht. Erioni i thotë Bertinës “nuk dua që kofliktet mes ne të dyve të shkaktohen për persona të tjerë, nuk dua të ndikohemi nga të tjerët”. Teksa debatojnë ata analizojnë edhe shprehjet e djeshme të Bledit gjatë debateve për buxhetin. Erioni i thotë se ai është bazuar në ndjenja dhe Bertina i përgjigjet se ajo beson në ndjenjat e tij.