Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Domenika:“Jetmiri nuk e ka të gjatë në BB”

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 10:57 PM


Domenika, Olta dhe Klodi qëndrojnë ulur në sallon dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Ata flasin fillimisht për veshjen dhe grimin e vajzave dhe më pas nisin thashethemet. Domenika thotë se Valoni ka një sjellje mjaft arrogante. Të njëjtin mendim ka edhe Klodi. Pas disa minutash Klodi largohet dhe Domenika vazhdon bisedën e saj me Oltën. Tashmë ato bëjnë thashetheme për Jetmirin dhe marëdhënien e tij me Kosovarët e shtëpisë. “Epo u bë dhe labi të zërë tre kosovarë” thotë Domenika dhe të dyja flasin për ndryshimin e pozicionit të Jetmirit kundrejt Kikës dhe banorëve të tjerë në shtëpi. Pas një largimi dhe debati, ka ndodhur që Jetmiri është afruar përsëri me Kikën. Afrimitetin me kosovarët e BB, Jetmiri e ka përforcuar me lidhjen e tij me Rezartën dhe shoqërinë e krijuar me Valonin. Vajzat thonë se Jetmiri po bën lojë me ta për të marrë përkrahjen e publikut Kosovar. “Ky ça s’thoshte për Kikën tani shi si bën, po do i dalin të palarat avash, avash. Do shohim klipet” thotë Domenika dhe Olta miraton mendimin e saj. Përveç lojës së Jetmirit, vajzat diskutojnë për eleminimin e së shtunës. Domenika shprehet për Jetmirin, “se ka shumë të gjatë ky, surpriza iu bë, ndoshta e largojnë të shtunën” sepse sipas saj Jetmiri nuk ka se çfarë të japë më tepër. Dhe më pas shton se ndoshta del Kika këtë javë dhe Jetmiri javës tjetër. Olta i thotë se ndoshta nuk del fare Jetmiri sepse ai është pozicionuar në atë mënyrë që publiku do të dojë ta shohë më tej. “Mbase del Kika dhe javës që vjen mund të dalë dikush tjetër se do ketë nominime edhe për ne ndoshta” shton më tej Olta dhe thekson se këtë mund ta dijë vetëm publiku.