Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni dhe Bertina nuk pajtohen në mendime

Monday, March 8, 2010 , Posted by BB3 at 10:13 AM


Erioni dhe Bertina ngelen vetëm në kopësht pasi pjesa tjetër e banorëve e kanë mbaruar mëngjesin. Bertina e pyet nëse ai është zgjuar përsëri mbërmë gjatë natës dhe ai i përgjigjet që nuk ka fjetur fare. Ajo nuk e beson dhe i thotë që e ka dëgjuar tek gërhiste, por Erioni shpjegohet që nuk ka fjetur fare rehat dhe ka fjetur e është zgjuar gjatë gjithë kohës. Ajo këmbëngul përsëri që e ka dëgjuat duke gërrhitur dhe ai i thotë që ndoshta ka qënë duke e bërë për shaka. Bertina shprehet që ka shumë gjëra që nuk i kupton tek ai dhe Erioni e pyet se cilat janë këto gjëra që ajo nuk kupton pasi ai do të mundohet t’ia shpjegojë. Bertina thotë që ajo nuk e kupton si tip dhe si person Erionin. Ai ia kthen në të njëjtë mënyrë, duke i thënë që as ai nuk e kupton Bertinën, dhe përmënd fjalët që ajo ka thënë mbrëmë kur kanë qënë duke biseduar “nuk i fola një personi për shkakun e Erionit”. Bertina shprehet se ka trasmetuar atë që ndjen, por e vërteta vret. Erioni thotë që i vjen keq që ajo ka humbur shansin të njohë dikë për shkak të tij. Bertina është pëegjigjur që ideja ka qënë diku tjetër, por Erioni i ka thënë që ajo këtë përshtypje i ka dhënë. Ajo i thotë që kur ai i ka kërkuar t’ia shpjegojë diçka, ajo e ka bërë. Erioni shprehet që atë e vrasin më shumë veprimet e bëra nga inati se ato që ajo ka dëshirë të bëjë realisht, pasi njeriu është i lirë të zgjedhi më të mirën. Më pas ai shprehet se i vjen keq që ajo i keqkupton veprimet e tij, dhe e ka fjalën për afrimitetin e tij me Oltën. Erioni i thotë që dhe në jetën jashtë është i dashur me shoqet dhe ajo ka për ta parë. Ai e pranon që kjo është një dobësi e tij, por ajo nuk duhet t’a marrë negativisht këtë. Bertina shprehet që ai po përkrah atë person që ajo ka inat, duke iu referuar Oltës, madje thotë “e urrej atë person”. Erioni përgjigjet që ajo nuk mund t’ i kërkojë të heqë dorë nga shoqëria e tij dhe pse aty janë në lojë, por në jetën e përditshme është e vështirë të heqësh dorë nga njerëzit. Bertina shprehet që në këtë mënyrë ajo kupton se sa është i gatshëm të sakrifikojë Erioni për të, por ai i thotë që kjo nuk është sakrificë. Ajo e modifikon dhe thotë që është një tregues shumë i madh për të. Më pas biseda e tyre ndërpritet pasi Seldi i sjell kafenë që i ka kërkuar Bertina.