Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni dhe Bertina për ëndrrat e tyre

Wednesday, March 10, 2010 , Posted by BB3 at 6:24 AM


Bertinës dhe Erionit i ka dalë gjumi, por qëndrojnë akoma shtrirë. Bertina i thotë Erionit se ka parë një ëndërr siku ishin në autobus, ajo, Erioni dhe Jetmiri. Erioni habitet dhe e pyet pse duhet të ishte dhe Jetmiri aty, apo ajo nuk rrinte dot pa e futur në mes. Ajo shprehet se e ka parë sikur Erioni bëhej xheloz për Bertinën dhe ai i përgjigjet që Bertina ia bën shumë qejfin vetes. Erioni i thotë që përderisa ëndrrën e ka parë ajo, do të thotë që ajo bëhet xheloze për të. Ajo i tregon se ka parë dhe një shoqen e saj në ëndërr, por Erioni nuk rri dot pa bërë shaka. Bertina mërzitet për këtë gjë dhe i thotë që me të nuk bën dot një bisedë, sepse e kthen çdo gjë në humor. Më pas Erioni i tregon se dhe ai ka parë një ëndër sikur ka qënë në një ishull, por nuk bënte dot plazh pasi binte shi. Bertina i përgjigjet që ai e largon gjithmonë diellin me të liga dhe budalliqe. Erioni ia kthen që ai është dielli vetë.
Pasi kanë mbaruar tregimin e ëndrrave, Erioni i ka bërë kafe Bertinës dhe ia ka sjellë te krevati.