Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ndjenjat e Seldit dhe Domenikës

Wednesday, March 10, 2010 , Posted by BB3 at 2:50 AM


Ada dhe Seldi dalin jashtë të pinë cigare, ndërsa të tjerët kanë shkuar të flenë. Ata bisedojnë për ndjenjat e Seldit dhe marëdhënien e tij me Domenikën. Ada i thotë se ajo kishte biseduar me Domin për ndjenjat e saj në lidhje me Seldin. Ada i kishte thënë Domit që të bisedonte me Seldin në mënyrë që të sqaronin gjërat mes tyre. Domenika i kishte thënë që Seldi e kishte marrë gjithmonë me shaka lidhjen dhe bisedat e tyre. Më pas ajo i kishte thënë Adës se nuk ka se çfarë të sqarojë me Seldin pasi ata të dy janë sqaruar disa herë edhe kur ishin bashkë, por asgjë nuk ndryshoi mes tyre. Seldit nuk i vjen mirë nga shprehjet e Domit dhe duket se mërzitet. Ai i thotë Adës se Domi vepron dryshe nga sa flet dhe sipas tij fjalët ndonjëherë nuk kanë rëndësi. Ada e pyet se çfarë ka bërë Domi duke bërë që Seldi të mendojë se edhe ajo ka të njëjtat ndjenja për të. Seldi i thotë se fjalët që Domi thotë, nuk përputhen me veprimet që ajo bën. Veprimet e saj, sipas Seldit kanë bërë që ai të mendojë se edhe Domi dëshiron që ata të dy të jenë përsëri bashkë, por nuk specifikon një rast kur ka ndodhur kjo gjë. Shprehja se Seldi i merr gjërat me shaka e bën Seldin të ndjehet keq dhe të mendohet. Ai i thotë Adës “domethënë ajo është e vendosme, e ka ndarë mendjen”, por Ada e këshillon që të mos i marrë gjërat kështu, por të bisedojë me Domenikën sepse ajo nuk i tha gjë që të t’i linte të kuptonte nëse është e vendosur që të mos kthehet më me Seldin, apo jo. Më pas Ada i thotë që ai të mos i marrë shumë për bazë fjalët e saj dhe të bëjë durim sepse gjërat mës tyre i dinë më mirë ai vetë dhe Domi. Pasi sqarojnë këtë pjesë ata bisedojnë për provën e javës që do të realizohet në pistën e patinazhit në City Park.