Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Grupet në garë

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 4:38 AM


Domi, Olta dhe Klodi qëndrojnë në dhomë duke biseduar me zë të ulët pët banorët e tjerë. Kryesisht ata flasin për Bertinën dhe Olta thotë se për shkak të saj duhet të rrijë larg Erionit pasi dhe ai distancohet disi. Domi shprehet që ajo nuk duhet t’a llogarisë fare Bertinën, por gjithsesi duhet sikur Olta po i bën me qëllim veprimet e saj karshi Erionit. Domi shton që Olta nuk duhet të distancohet nga Erioni, por të shkojë të flasë me të gjithë grupin tjetër dhe t’i flasë dhe Bertinës, paçka se ajo nuk flet. Olta shprehet se ajo komunikon me Valonin, Erionin dhe nuk është se nuk ka fare kontakte me ata. Klodi shprehet se grupi tjetër po i vënë barriera dhe Domi përgjigjet që është shumë e vërtete, por shton se grupi i tyre ka kohë që ka rënë në qetësi dhe nuk po ndihen.Ajo thotë që qetësia ka ardhur si pasojë e distancës që kanë me pjestarët e grupit tjetër. Klodi i thotë Oltës që ajo duhet të tentojë të flasë me banorët e tjerë dhe nëse ata nuk i flasin, duhet të mundohet të hapë ndonjë debat, dhe këtë i thotë t’a marrë si këshillë. Domi shprehet se Jetmiri sot donte me çdo kusht që të fliste me të gjithë dhe gjente metoda nga më të ndryshmet për t’ia arritur qëllimit.