Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezarta përball Hakiut dhe Valonit

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 8:04 AM


Kika dhe Rezi janë në kuzhinë dhe po pregatisin drekën, ndërkohë që të gjithë janë në kopësht duke shijuar rrezet e diellit dhe muzikën. Valoni është në kuzhinë dhe Kika shprehet që ai është djalë i mirë, por nganjëherë nevrikoset dhe prish fjalorin pa qënë nevoja. Kika shton se e di që nuk është në natyrën e tij të bëjë ato sjellje prandaj duhet të jetë më i kujdesshëm. Valoni me Rezin thomë që kur të dalin e të jenë në Prishtinë, kanë për t’a ruajtur miqësinë e do të dalin bashkë. Ata i tregojnë njëri-tjetrit për jetën që bëjnë atje dhe Rezi i thotë që asaj i vjen keq për vajzat në Prishtinë, pasi nuk dalin shumë ose ka nga ato që dalin dhe gënjejnë. Rezi shprehet se ajo nuk gënjen dhe ato që i bën, i thotë. Valoni përgjigjet që ai i pëlqen shumë femrat si ajo, por janë shumë të rralla. Më pas dy djemtë i thonë se ajo ka gënjyer që nuk di të gatuajë pasi nuk është e mundur sepse ajo ka jetuar dhe jashtë, por ajo i përgjigjet që kur ka jetuar jashtë ka ngrënë gjithnjë në restorante. Më pas Valoni i thotë që ai është çuditur nga ajo që është lidhur kaq shpejt me Jetmirin duke menduar dhe pjesën e mentalitetit, por ajo përgjigjet që nuk mund t’a shpegojë se si ka ndodhur, pasi ndjenja nuk pyet. Kika shprehet që për mendimin e tij dhe me aq sa njeh, nuk mendon që vajzat e Prishtinës mund të lidhen aq shpejt. Rezi shprehet se ajo nuk është lidhur për t’a finalizuar në diçka më të madhe këtë lidhje, por thjesht për t’u kënaqur. Kika e pyet nëse mendon se lidhja e tyre do të funksionojë dhe jashtë dhe ajo pohon. Valoni shprehet që dhe Jetmiri ka bindjen se lidhja e tyre do të funksionojë dhe jashtë, por Rezi nuk ka për t’a lënë të qetë. Ajo thotë që për shkak të Mirit po heq dorë nga shumë gjëra sepse e di që dhe Miri ndjen për të, por përsëri ajo e provokon herë pas here për të kuptuar se çfarë është i aftë të bëjë dhe ai për të. Valoni shprehet se ditët e para i vinte keq për Rezartën pasi rrinte shumë e urtë dhe nuk fliste fare. Rezi përgjigjet që ajo ka qënë duke kontrolluar situatën dhe kur e mendon diçka e thotë fjalën më vonë pasi e ka përpunuar mendimin. Ajo thosë se duke qënë se ka ndenjur me persona më të mëdhenj se vetja është rritur në disa aspekte. Kika shprehet që ajo që nuk pëlqen tek ajo është që disa gjëra po i bën e sforcuar dhe jo se i ndjen në atë formë. Ajo përgjigjet që është shumë e qe të dhe e lirë dhe Kika shprehet se shpesh i duket sikur ajo bie në kontradiktë me veten.