Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Haki, Bertina thashetheme për nominimet

Tuesday, March 9, 2010 , Posted by BB3 at 2:17 PM


Kika dhe Bertina qëndrojnë ulur në banak dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për lojën e banorëve të tjerë. Ata flasin për grupin tjetër kryesisht për Oltën, Klodin dhe Domenikën. Bertina thotë se ajo ka ndryshuar mendim për Domenikën dhe Oltën vetëm duke i parë, çka ka bërë që ajo t’i nominonte. Kika i thotë se ai nuk e ka nominuar akoma Domenikën, por shton se nga sjelljet e saj që nuk ui kanë pëlqyer, do ta nominojë së shpejti. Kështu të dy flasin për nominimet. Hakiu thotë se ata duhet të nominojnë personat që nuk janë aktivë. “Edhe unë i kam pa që nuk kanë dhënë gjë gjatë kësaj kohe, i kam nominu” thotë Kika. Ndërsa për Klodin, Bertina thotë se ai duket i dashur me të tjerët sepse është shumë dinak. Ndërsa për Domenikën ajo thotë “kur ishte në nominim edhe ajo tregohej e dashur ndërsa gjatë javëve që nuk është e nominuar fillon të thurë intriga thashetheme”, të njëjtën gjë thotë edhe për Oltën. Më pas ata diskutojnë për lojën e Bledit të cilin përveç pjekurisë e seriozitetit, e vlerësojnë vetëm për sjelljen që pati gjatë javës që ishte në nominim. Të dy ndajnë mendimin se Bledi kapej pas situatave të të tjerëve duke i shfrytëzuar ata. Ata e ilustrojnë këtë këtë mëndim me debatet që pati Bledari me Valonin. Ata thonë se Bledi ishte nevrik dhe se ai hakmerrej kundrejt tyre, gjë kjo që Kika e quan një dobësi të Bledit. Më pas ata diskutojnë për eleminimin që do të ndodhë kësaj jave. Kika thotë se ndoshta këtë javë do të ketë eleminime të dyfishta dhe ndoshta do të hyjnë edhe banorë të rinj. Mendimin e tij e përforcon Bertina e cila thotë se një gjë e tillë ka shumë mundësi që të ndodhë. Më pas aty vjen Klodi dhe ata diskutojnë për Enxhin dhe lojën e saj.