Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Enxhi dhe çiftet në BB

Tuesday, March 9, 2010 , Posted by BB3 at 2:18 PM


Banorët bisedojnë për Enxhin dhe lojën e saj. Jetmiri tregon disa nga fragmentet kur ishte nën provokimet e Enxhit dhe koplimenton lojën e saj. Ai pyet Erionin se çfarë do të kishte bërë ai nëse do ta kishte njohur Enxhin para Bertinës dhe do të kishtë qenë vazhdimisht i provokuar prej saj. Erioni thotë se nuk do të kishte ndodhur asgjë pasi ai nuk e pëlqen pamjen e Enxhit. Ai thotë se ajo nuk ka ëmbëlsi. Jetmiri insiston në pyetjen e Tij, por Erioni i thotë se nëse ai do të kishte qenë në një lidhje me një femër tjetër, asnjë nga femrat më të bukura të botës, jo më Enxhi, nuk do të kishin bërë që ai të tradhëtonte të dashurën e tij. Jetmir dhe Rezarta qeshin dhe i thonë se ata nuk e besojnë që një mashkull të jetë kaq besnik ndaj një femre. Teksa ata flasin në dhomën e gjumit kanë hyrë Bertina, dhe Kika ndërsa Klodi kishte disa minuta që qëndronte aty. Hakiu qesh dhe u thotë atyre se Klodi i kishte dëgjuar të gjitha bisedat e tyre. Më pas ata bisedojnë së bashku për Enxhin duke thënë se ajo i ndau çiftet në BB3. Ata i referohen marëdhënies së Domenikës me Seldin që sipas Jetmirit mes tyre nuk ka pasur fare ndjenja. Jetmiri me Rezartën mendojnë se Domi dhe Seldi u ndanë jo prej provokimeve të Enxhit, por sepse lidhja e tyre nuk ishte e vërtetë. “Ja tek jemi ne të dy” thotë Jetmiri, ndërsa Rezarta thotë se Enxhi arriti të ndante vetëm ata që nuk ishin me këmbë në tokë.