Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Homoseksualiteti, një tabu që duhet thyer

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 2:23 PM


Arbana diskuton me banorët një ngjarje tepër interesante e cila e ka patur nismën nga tregimi i historisë dhe të fshehtës së një banori e cila u bë publike në Big Brother. Arbana u thotë banorëve se fakti që ata janë të izoluar, nuk u mundëson të dinë se cfarë ndodh jashtë shtëpisë së BB. Në monitor shfaqet një klip ku tregohet se si është pritur jashtë deklarata e Klodit, kryesisht shkrimet në shtypin e shkruar të cilët e mbështesnin atë, apo dhe opinione të individëve të ndryshën, kundër tij. Arbana u jep fjalën banorëve që të shprehin mendimet që kanë për këtë situatë dhe Miri shprehet se Klodi si individ që po përballet me një problem të shoqërisë, duhet të shfaqë më shumë anët pozitive të luftojë për cështjen e tij. Klodi keqkuptohet me fjalët e Mirit dhe shprehet se ai është një maskilist që e shikon atë vecse si një viktimë. Arbana u kërkon banorëve që të shohin dhe një tjetër klip ku shfaqen mendimet reale të tyre dhe fakti që jo të gjithë e përkrahin Klodin. Për të është rezervuar një surprizë, një klip ku nëna e tij i kthen përgjigjen që ai do dhe i tregon mbështetjen ndaj tij. Është Nëna e Klodit ku me letrën e Klodit në dorë ku është shkruar rrëfi i i tij dhe e fshehta si homoseksual, përmes klipi thotë se ai është djali i saj dhe se do ta mbështesë për atë që është dhe se pati kurajo që e tregoi të fshehtën e tij e nuk ia mbajti sekret. Ajo i jep kurajo e forcë që të ecë përpara e të tregojë atë që është, atë që ajo njeh, mirësinë dhe pozitivitetin e tij. Në studio janë të ftuar edhe dy ambasadorë të huaj të cilët kanë ardhur për t’i dhënë mbështetjen e tyre nënës së Klodit për cështjen që ai po ngre në shoqërinë shqiptare dhe për guximin që mori i pari për t’u përballur me këtë luftë të vështirë.