Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ndarja e banorëve në grupe

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 3:06 PM


Ndarja në dy grupe e banorëve është thelluar akoma më shumë me kalimin e javëve dhe kjo është bërë mjaft e dukshme si tek publiku, ashtu edhe tek vetë banorët. Arbana tregon se kjo gjë është diskutuar edhe nga banorët vec e vec në dhomën e rrëfimit dhe kryesisht nga Hakiu i cili ka shkruar edhe një poezi. Banorët shohin një klip ku shfaqen këto mendime të Hakiut. Ai mendon se mes tyre është krijuar një ndarje e thellë me dashjen apo pa dashjen e tyre. Sipas tij, ndarja dhe veprimet e banorëve nuk po i cojnë në një ribashkim të mundshëm, është krijuar një atmosferë e zymtë dhe se midis tyre mungon komunikimi përvec se midis dy-tre banorëve apo edhe vetëm thashetheme për njeri-tjetrin. Hakiu lexon poezinë e vetë dhe shprehet fillimisht se kjo është një revoltë si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj të tjerëve. Pasi Hakiu lexon poezinë, Klodi shprehet se nuk janë të detyruar që të qëndrojnë bashkarsiht dhe se poezia e Hakiut për të nuk ka rëndësi e ai le ta mbajë vetë duke shtuar se Hakiu është i pari që nuk afrohet e nuk flet. Hakiu sqarohet se kjo poezi nuk i drejtohet vec banorëve të tjerë, por përfshin edhe atë. Olta shprehet se këto janë gjëra që herët a vonë do ndodhinin dhe që kanë ardhur me kalimin e kohës.