Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Java e thashethemeve

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 1:56 PM


Zëri i Arbanës u tregon banorëve për fillimin e spektaklit, të cilin ata e presin plot ankth. Ata janë ulur të gjithë në dhomën e ndenjjes, të ndarë në dy grupe, ashtu sic janë ndarë edhe gjatë qëndrimit në shtëpi këto javët e fudit. Për ndarjen e grupeve diskuton edhe opinionisti në studio i cili analizon se kjo ndarje nuk ka ardhur nga arsyet që ndodhin edhe në jetën e jashtme, por si rezultat i bashkimit ndaj antipative dhe pakënaqësive të banorëve për njeri-tjetrin. Arbana diskuton me banorët e nominuar se si ka shkuar kjo javë për ta dhe ata përgjigjen se ka qënë e qetë dhe e mirë. Arbana pyet Klodin dhe Hakiun se cilin banor nuk do donte që të linte shtëpinë këtë mbrëmje dhe ata përgjigjen respektivisht Klodi për tre banorët e nominuar përvec Rezartës, ndërsa Hakiu se do i vinte keq nëse do largohej Jetmiri. Arbana u kërkon banorëve që të shohin një klip duke thënë se kjo javë ka qënë e mbushur plot thashetheme mes banorëve. Në klip shfaqet kryesisht thashethemet e bëra për Jetmirin, Rezartën, Domenikën dhe Edin. Arbana i jep mundësinë Rezartës që të ballafaqohet me banorët pasi ajo është banorja që është prekur më se shumti nga thashethemet. Ajo diskuton me Oltën dhe Adën të cilat ende nuk janë sqaruar dhe u ka mbetur hatri për lojën e sa. Rezarta shprehet se një pjesë ka qënë lojë, ndërsa pjesa tjetër e vërtetë dhe thotë se loja e saj nuk kishte për qëllim të lëndonte banorët e as t’i ndante me ta. Ada shprehet se nuk e priste nga Rezi këtë lojë dhe shton se ndoshta sikurse veproi ajo, mund ta bëjnë edhe të tjerët. Arbana pyet edhe Edin se si u ndje nga ky klip dhe Edi tregon se i bëri përshtypje vec fjala e Mirit se ai u bë i famshëm nga Rezarta dhe thotë, ndërsa pyetjes së opinionistit se përse lëviz nga njëri grup në tjetrin dhe nëse ka mendime të veta, ai përgjigjet se ende nuk ka ardhur koha që të pozicionohet apo të konfrontohet me banorët. Për Rezin, opinionisti ka përgatitur një pyetje në lidhje me lidhjen me Jetmirin dhe largimin nga banorët e tjerë. Ajo përgjgijet se ndjenjat e bëjnë që të rrijë me Mirin dhe që të lidhej me të, ndërsa për raportin me banorët e tjerë, ajo thotë se është përpjekur por të tjerët nuk i afrohen apo nuk bisedojnë dhe se ajo nuk po arrin të përshtatet me ta.