Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi nuk i flet Jetmirit

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 11:53 AM


Jetmiri ndodhet në kuzhinë sëbashku me Klodin dhe ai i flet. Klodi nuk i kthen përgjigje dhe Miri i thotë se ai po i mban inat e nuk po i flet, ndërsa Klodi ia kthen se kanë folur dhe se tani nuk kanë se cfarë të flasin më. Miri i kërkon ndjesë për cfarë kanë ndodhur, por Klodi mendon se ai po e bën këtë vec për hatër të spektaklit, ndërsa Miri ia kthen se nuk e bën për këtë gjë, me te tjeret ndoshta, por me te nuk ben show. miri vazhdon t’i flasë, ndërsa Klodi e mbyll bisedën duke i uruar një mbrëmje të mirë. Miri largohet, ndërsa Seldi që ka dëgjuar bisedën e tyre, afrohet dhe i thotë Klodit se këto që i tha Miri, janë pjesë e lojës e ndaj nuk duhet t’i besojë. Klodi shprehet se e di mirë këtë gjë.
Më pas Klodi shkon në dhomë për të filluar përgatitjet dhe aty fillon të qajë duke thënë se i vjen keq që të shtunën largohen banorë nga shtëpia. Domenika dhe Olta e qetësojnë.
Jetmiri në pjesën tjetër të dhomës flet me Hakiun dhe i tregon se është i tensionuar për Rezartën e se ka frikë se mos ajo del, ndërsa për veten, jo. Më pas ai shkon tek Rezarta duke u shprehur se të gjitha vajzat që e kanë patur mirë me të, janë ende në shtëpi dhe shton se atij nuk mund t’ia heqin gjysmën e vetes, Rezartën, duke thënë se ajo është personi më i vërtetë brenda.
Të gjithë banorët fillojnë përgatitjet për spektaklin.