Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri i nervozuar nga pagjumësia

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 6:28 AM


Edi dhe Jetmiri në pamundësi për të fjetur gjumë në dhomë nga zhurmat që bëjnë banorët e tjerë, kanë dalë në kopësht. Ata ankohen se po i lënë pa gjumë dhe pohojnë njëzëri që dhe ata kanë qënë në atë moshë sa Seldi, Olta e të tjerët po nuk kanë bërë ashtu. Jetmiri shprehet se ka një moment të caktuar për të gjitha gjërat dhe tani është momenti për gjumë, dhe do të kenë kohë plot nesër për të qeshur e për të folur. Ai shton se u ka thënë “zhurmuesve” që të shkojnë në sallon për të biseduar, por ata nuk kanë pranuar. Jetmiri shprehet se ai nuk ua ka për borxh që të rri e të pijë cigare në pesë të mëngjesit, si i çmendur. Ai thotë se banorët i kanë kaluar të gjitha normat e mirësjelljes, nuk e dinë se ç’është edukata dhe se bashkëjetesa ka disa rregulla. Për këto arsye ai ka disa netë rradhazi që nuk mund të flerë. Edi i thotë që Jetmiri ka rënë dhe në peshë dhe ai përgjigjet që jaën bashkuar të gjitha bashkë, stresi e pagjumësia. Jetmiri thotë:-“ma kanë hequr trurin”.
Më pas ata futen brenda me shpresën se banorët do të pushojnë. Duke kaluar në sallon, Miri shikon Erionin duke pikturuar dhe i thotë Edit se Erioni ka ikur fare nga mendja.
Si përfundim banorët janë rënë në qetësi dhe të gjithë kanë fjetur përveç Seldit dhe Domit që kanë qëndruar në sallon duke lexuar gazetat Shqip.