Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri:“jam ndjerë i provokuar nga Olta”

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 12:50 AM


Banorët organozojnë një lojë ku Enxhi këndon dhe përdor emrin Nina e cila do të luante rolin e një protagonisteje ne një emision. Gjatë lojës Jetmiri dhe Rezarta ndërpresin bisedën e tyre dhe bashkohen me banorët e tjerë. Loja mbaron dhe banorët nisin të bëjnë komentet e tyre. Rezarta pyet Domenikën për mardhënien e Jetmirit me Oltën duke u nisur nga një klip ku Domenika fliste për Oltën që provokonte djemtë. Domenika shpjegon se kjo nuk kishte lidhje me Mirin, por ishte vetëm një rast nervozizmi i Domenikës dhe thënia e saj është keqkuptuar. Olta thotë se ka qenë Jetmiri ai që ka thënë se ndjente për Oltën duke u shprehur “Miri ishte ai që kishte thënë se Olta i shkaktonte të dridhura”. Rezarta mbron Jetmirin ndërsa Olta dhe Domenika e sqarojnë se Olta nuk ka pasur ndjenja të tilla për Jetmirin, por ka qenë Miri ai që i është afruar gjithmonë Oltës. Më pas Rezarta shkon në tavolinën e ngrënies dhe bisedon me Jetmirin për mardhënien e tij me Oltën. Miri i thotë se ai e kishte deklaruar në shtëpi së me Oltën po bënte lojë dhe kjo do të dalë me kalimin e kohës. Rezarta e pyet për klipin që u transmetua gjatë spektaklit ku Jetmiri ishte protagoniste mes vajzave. Jetmiri shpjegohet se ka qenë vetëm lojë, “unë e bëra atë të mendonte se unë mdjeja për të” thotë ai duke iu referuar Oltës. Më pas ata diskutojnë duke vënë përballë shprehjet e Oltës dhe të Jetmirit. Jetmiri thotë se ai është ndjerë i provokuar nga Olta. “Mua më ka provokuar. Atë që bëri me Erionin, e bëri edhe me dikë tjetër, por me mua nuk i doli loja” i tregon Miri Rezartës dhe i kërkon që ajo t’ia lërë përgjigjet kohës sepse sipas tij, koha do t’i vërtetojë të gjitha. Më pas të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies dhe nisin të hanë darke duke mbyllur bisedën që ngjalli debate dhe thashetheme edhe te banorët e tjerë.