Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezi:“Miri, të lutem mos më lëndo”

Sunday, February 28, 2010 , Posted by BB3 at 2:44 PM


Pas një kohe të gjatë qëndimi në distancë, Jetmiri i afrohet Rezartës dhe e pyet se çfarë ka që rri e mërzitur. Rezarta i thotë se ajo nuk ka asgjë, por sipas vajzës, është Jetmiri ai që ka diçka pasi i ka qënduar gjithë ditën larg. Jetmiri ulet pranë saj në sallon dhe të dy nisin të bisedojnë për mardhënien e tyre. Teksa vajza flet, Miri qëndron i heshtur duke e parë dhe Rezarta e pyet se përse e shikon në atë mënyrë. “Nëse ka diçka që nuk shkon, ma thuaj” i thotë Rezi dhe më pas shton se mes tyre mungon pak komunikimi. Duke qënë në kontekstin e një loje, ajo thotë se do të mundohet që të presë ndërsa Jetmiri nuk bisedon me të apo i qëndron larg. Ndër të tjera Rezarta i thotë Mirit “sido që të shkojë loja, veç të lutem mos më lëndo”. Më pas ajo shton “nganjëherë nuk e kuptoj a jena bashkë, a jo” dhe pasi Jetmiri e pyet “përse” Rezi shpjegon “sepse ti je shumë larg”. Më pas vajza i thotë Mirit se ajo e kupton që ai është në një lojë dhe e këshillon që të mos provokohet nga ato që i thonë të tjerët sepse ajo vetë nuk i merr parasysh fjalët dhe opinionet e tyre. Kështu të dy diskutojnë për sjelljen e tyre në shtëpinë e BB. Më pas diskutimi zhvillohet përreth lidhjes së tyre. Jetmiri i thotë Rezit se ai nuk po e kupton se përse ata të dy po i japin njëri-tjetrit shumë besim dhe më pas e pyet “Çfarë mendon se na lidh ne të dyve?” dhe Rezi i përgjigjet “ndoshta ka të bëjë edhe fiziku”. Më pas Jetmiri e pyet nëse Rezi do të pranonte që të lidhej me të, nëse do të ishin jashtë dhe Rezi i përgjigjet “Po”. Jetmiri fillon të flasë për lidhjen që ai ka pasur jashtë dhe sjelljen e tij në këtë lidhje duke theksuar se do që vajzës që ka pranë, t’i tregojë fillimisht të metat e tij dhe pastaj anët e mira, për të kuptuar nëse vajza e pranon atë si person. Të dy të rinjtë flasin për ato që kërkojnë dhe që duan të japin në një lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët bisedojnë për të hapur një temë debati.