Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi heq dedikimin për Adën

Sunday, March 28, 2010 , Posted by BB3 at 8:46 AM


Klodi diskuton me Oltën për Domenikën dhe Adën. Për Domenikën, ai shprehet se ka disa gjëra për të sqaruar me të pasi i ka mbetur në mendje fjala që ajo përdori “viktimizimi” në momentin e klipit me motrat e saja. Klodi pretendon se ajo e ka thënë si me tallje për të, por Olta e sqaron se ai nuk kishte fare të bënte në atë pjesë, por se Domi e tha atë fjalë për familjen e saj. Në lidhje me Adën, Klodi nuk e kupton se përse ajo është sjellë në atë mënyrë me të dhe dyshon se ajo mund të ketë parë ndonjë klip që e ka bërë të sillet kështu. Më pas ai ngrihet dhe heq dedikimin kushtuar Adës, të cilën e kishte varur në mur. Olta e këshillon që të mos nxitohet se kur të dalin mund të sqarohen, por Klodi shprehet se ishte Ada që mori e para një vendim të tillë, ndërsa ai vetë e ka koshiencën në rregull. Ndërsa flasin për fjalët që u thonë banorët kur dalin, Olta shprehet se deri tani, vetëm Bledi dhe Valoni nuk ka folur me ta.