Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni i mërzitur me Bertinën

Sunday, March 28, 2010 , Posted by BB3 at 8:44 AM


Erioni mërzitet pas largimit të Bertinës, por pasi përfundon spektakli, ai nuk e përmban dot më veten dhe fillon të qajë. Ai duket në faj për dicka dhe këtë e pranon me Kldoin dhe Hakiun të cilët përpiqen që ta qetësojnë atë. Ai u tregon djemve se Bertina një ditë më parë i kishte thënë se nëse dilte prej lojës, do dilte për fajin e tij. Si Klodi edhe Hakiu e ngushëllojnë e i thonë se tani i mbetet vec që të tregojë respektin ndaj saj dhe shprehen gjithashtu se ndjenjat e tyre mund të vazhdojnë edhe jashtë e ndaj duhet t’i mendojë pozitivisht gjërat. Erioni shkon në dhomën e gjumit si për t’u qetësuar, por edhe atje vazhdon të qajë. Miri i shkon nga pas për ta qetësuar dhe i thotë se të shtunën tjetër gjatë spektaklit, ai do ia dëgjojë zërin e do e kuptojë se edhe ajo do jetë mirë. Erioni i tregon se përpara se të fillonte spektakli, Bertina i kishte thënë se ai e kishte përdorur për lojë. Miri mundohet ta kalojë këtë situatë duke justifikuar fjalët e Bertinës që sipas tij, i ka thënë e nisur nga ndonjë xhest i Oltës, për të cilat ajo shpesh prekej. Ai shton se ata shpesh ziheshin, por përfundimi ishte si gjithnjë ishin bashkë. Erioni i mërzitur shprehet se e dinin mirë të dy që lidhja nuk funksiononte, por ai nuk ka patur asnjëherë ndonjë qëllim të keq ndaj saj apo ndonjë tjetri. Ai tregon se këto fjalë të sajat e kanë vrarë shumë. Miri e këshillon se nëse ai e ka ndërgjegjen e pastër, nuk duhet ta vrasë endjen për këto fjalë, sepse shpesh thuhen edhe pa dashje. Miri largohet dhe pranë Erionit vjen Hakiu i cili vazhdon t’i thojë se ndjenjat janë edhe jashtë, por Erioni ia kthen se nuk qan për këtë, por për faktin që Bertina nuk e kuptoi asnjëherë. Ai tregon se ajo cdo gjë e merrte me dyshim dhe sipas tij, ajo nuk ka patur simpatinë e publikut dhe këtë e thotë i nisur nga duartrokitjet e publikut, në momentin kur u tha emri i saj për të dalë. Edhe Hakiu mendon se Erioni nuk ka patur asnjë qëllim të eq ndaj saj, madje beson se ai kishte ndjenja të vërteta për Bertinën dhe pas fjalëve të fundit të Erionit, edhe Hakiu mendon se nëse ai do kishte ndikuar negativisht në qëndrimin e saj në shtëpi, publiku do kishte fishkëllyer e jo duartrokitur. Kika e këshillon Erionin që të mos bëhet nervoz më, të qetësohet e të mos bëjë më asnjë gabim, qoftë më të voglin se do ketë pasoja vec mbi të e mbi të gjitha të jetë vetvetja. Erioni vazhdon të qajë e të rrijë i mërzitur.