Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi: “nuk e dini se ç’është arti”

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 3:54 AM


Djemtë janë të mbledhur rreth Valonit, ndërkohë që Olta e ushqen atë. Në dhomë ndodhen objektet që kanë bërë Kika dhe Domi për provën e javës. Kika e pyet Klodin nëse i pëlqejnë objektet që kanë realizuar ata dhe Klodi përgjigjet që nuk e kupton se çfarë kaën bërë dhe nuk i përlqen. Kika shprehet se Klodi nuk kupton nga arti, dhe nuk ka asnjë të përbashkër me faktin e të qënit artist. Kika i drejtohet Klodit që ai ka dy ditë kohë në dispozicion për të mësuar diçka nga arti dhe Klodi përgjigjet që nuk ka dëshirë të mësojë nga ata, pasi nuk janë në guston e tij. Kika dhe Domi kanë krijuar një tip skenografie të vogël me një perde dhe dritare, të cilat janë të gjitha me gazeta. Klodi i thotë Kikës se nuk dallon asnjë dritare aty dhe Kika i përgjigjet që ai nuk mund t’a dallojë pasi është i vrazhdë dhe i ngushtë në shpirt. Të gjitha këto hedhje e pritje fjalësh zhvillohen me nota shakaje dhe pjesa tjetër e banorëve që gjenden aty, qeshn me batutat e Kikës dhe Klodit.
Më pas Kika shkon tek Domi dhe i thotë se Klodit nuk i ka pëlqyer puna e tyre dhe për më tepër ka thënë se ata nuk e dinë se çfarë është arti. Domi i përgjigjet që ata nuk e kanë përfunduar ende dhe vetëm shpreh pakënaqësi në mimikë duke mos thënë asgjë tjetër. Ajo shkon në dhomë dje i thotë Klodit se ka dëgjuar se ai u ka sharë skenografinë dhe ai përgjigjet që lajmi i ka vajtur shumë shpejt. Më pas të dy afrohen tek objektet e bëra nga ata dhe Klodi i jep disa sugjertime.