Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi provokon Bertinën

Thursday, March 4, 2010 , Posted by BB3 at 10:07 AM


Klodi, Erioni dhe Bertina po qëndrojnë në sallon dhe janë duke folur për lojrat në stadium dhe bëjnë plane që kur të dalin nga shtëpia e Big Brother të shkojnë në stadium të gjithë bashkë. Por papritur e pa menduar Klodi hedh një mendim të çuditshëm. Ai i thotë që është shumë kurioz të shikojë njëherë Erionin, Bertinën dhe Oltën, duke u larë në dush së bashku. Në të vërtetë ky mendim i vjen duke qënë se pak më parë Bertina ka dashur të bëjë dush dhe Olta është futur përpara saj, në njëfarë mënyrë i ka zënë radhën. Bertina i ka thënë pse është futur të lahet pasi ka dashur të lahet ajo dhe Olta i ka thënë që nuk ka nga ta dijë këtë. Bertina i është përgjigjur që ajo ka disa momente që është e veshur me robdishan dhe nuk po rri kot ashtu. Olta është shprehur që nuk e ka vënë re dhe ka vazhduar punën e saj.
Më pas Klodi ka dashur ta ngacmojë Bertinën në lidhje me këtë gjë, por ata ngelin të habitur dhe Bertina thotë se nuk e kupton nga i ka ardhur ky mendim. Klodi shprehet që do t’i dukej interesante t’i shikonte dy vajzat anash dhe Erionin në mes. Ai fillon të imagjinojë skenën dhe Erioni i thotë me shaka që ai nuk ka nevojë të lahet me to, dhe lahet vetëm. Bertina i kthen përgjigje duke i kujtuar që ata janë larë njëherë bashkë dhe i thotë që ai nuk di të kthejë një përgjigje të saktë kur e provokojnë, duke iu referuar përgjigjes që i dha Klodit. Aty ndërhyn Domi dhe i thotë që ai e ka kuptuar që është provokim prandaj ka kthyer atë përgjigje. Klodi shprehet që ajo nuk ka pse ta detyrojë Erionin të flasë çfarë të dojë ajo. Erioni shprehet që ai e kuptoi që ishte provokim dhe nuk kishte pse të kthente ndonjë përgjigje tjetër. Por Bertina nuk heq dorë dhe i thotë që ajo ishte përgjigjja më injorante që mund të jepte në kuadër të një çifti. Klodi po ashtu nuk heq dorë dhe i thotë që ai do t’i prezantojë Erionit një shoqen e tij kur të dalin sepse është shumë e bukur. Erioni i thotë që do t’a provojë njëherë, por Bertina i pergjigjet që ajo nuk do t’i përkasë më atij. Erioni shprehet që nuk i kupton këto gjëra që thotë Bertina dhe i duken shumë fëminore. Ai e mbyll duke i thënë “jeto momentin Bertina”. Klodi shprehetqë ata janë tipa shumë të ndryshëm, njëri është sportiv e tjetri i mbyllur.