Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

E vërtetë apo lojë?

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 2:30 PM


Bledi dhe Olta diskutojnë për fjalët e fundit që po thotë Klodi se pëlqen njërin nga djemtë, madje ai po përgatitet që t’ia shprehë këto ndjenja. Ai po përgatit një ambient romantik që biseda të jetë më kuptimplote e të përcjellë mesazhin e duhur. Ndërkohë Klodi nuk është shprehur ende se cili është ai djalë, por ua ka lënë surprizë për në momentin e duhur. Bledi e ka marrë seriozisht këtë gjë, ndërsa Olta i mendon të dy variantet: edhe atë se kjo mund të jetë e vërtetë edhe se Klodi po bën një lojë, ku ajo thotë se nëse është e dyta, e përgëzon për këtë gjë. Olta shton se ka ndërmend njërin nga djemtë, njërin që ajo nuk e pëlqen dhe shprehet se nëse është ai, atëherë kjo do jetë akoma më e bukur. Ajo tregon se donte t’ia sugjeronte këtë gjë Klodit, por sërish ekziston mundësia që të jetë e vërtetë. Bledi shprehet se Klodi le të bëjë cfarë të dojë, ndërsa Oltës i flet se përse nuk i tregoi gjë që më parë që kjo mund të ishte lojë, pasi tani po ndjehet keq që nuk i shkoi mendja. “Po disa gjëra duhen kapur”- shprehet ajo dhe shton se nuk është e sigurt për këtë përshtypje. Klodi bashkohet me ta dhe i kërkon Oltës që ta ndihmojë në përgatitje. Olta largohet dhe Klodi mbetet vetëm me Bledin. Ai shprehet se ndjehet në siklet, madje ka dy ditë që e mendon se si do ia thotë atij djalit. Klodi duket shumë serioz në bisedë. “E rëndësishme është që unë të shpreh atë që ndjej”- thotë ai. Seldi ndihmon Oltën që të përgatisë një tavolinë dhe dy karrike, gati për takimin. Të gjithë preokupohen për takimin e rëndësishëm të Klodit dhe të gjithë japin ide se si ta rregullojë e ta bëjnë sa më romantik atmosferën. Ndërkohë, Klodi shkon të vishet, ndërsa Edi, Seldi dhe Valoni komentojnë. Edi deklaron se nëse i thotë atij, nuk do ngrihet fare e nuk do shkojë. Seldi shprehet se nuk e ka problem dhe po ashtu edhe Valoni. Edhe Bledi shprehet se nuk e ka problem, madje edhe po t’i kërkojë puthje do ia japë. Edi pyet edhe Hakiun se cfarë do bëjë dhe ai ia kthen po ashtu se do shkojë nëse është ai i përzgjedhuri. Klodi vjen dhe shprehet se i pëlqen atmosfera. Ai kërkon që njëra nga vajzat të luajë rolin e kamarieres dhe uron që Vëllai i Madh t’i vendosë muzikë.