Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi vërtetë i dashuruar?

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 12:48 PM


Klodi i tregon Enxhit se ka rënë në dashuri me një djalë brenda në shtëpi. Enxhi bëhet shumë kurioze për të ditur se cili është, por Klodi tregohet shumë misterioz. Ajo i kërkon që të paktën t’i japë një shenjë që ajo ta kuptojë, por ai është shumë i rezervuar. Enxhi i përmend disa emra djemsh, por sërish Klodi nuk shpreh asgjë, por i thotë se së shpejti do e marrë veshë pasi do shprehet. Enxhi i lutet që t’i tregojë dhe e pyet nëse ai djalë është i lidhur apo jo dhe Klodi i përgjigjet se është pak e komplikuar. Enxhi nuk arrin që të zbulojë gjë. Banorët dalin të gjithë në kopsht dhe ndahen në dy grupe. Në të dy grupet hapet kjo bisedë për Klodin, por askush nuk e di se cili është ai që Klodi pëlqen. Klodi tregon se ai djalë ka bërë një gjest dhe nga ai gjest e ka pëlqyer mjaft, madje shton se edhe duart e tij i duken mjaft të bukura. Të gjithë qeshin dhe ngacmojnë njeri-tjetrin, sidomos vajzat ngacmojnë djemtë. Bledi shprehet duke qeshur se nga Klodi dy herë morën lajme jo të mira: njëra që vetëm djemtë ishin në nominim dhe tjetra se ai pëlqen një djalë. Djemtë pyesin njeri-tjetrin se cfarë gjestesh mund të kenë bërë ndaj Klodit, por askush nuk di të përgjigjet. Hakiu që ndodhet tek grupi tjetër, tregon se mund të jetë ai pasi në mëngjes Klodi i kishte thënë se i pëlqente dhe nëse nuk do ishte i martuar, do e kishte ngacmuar. Banorët qeshin. Ata i thonë Klodit që të mos e marrë shumë seriozisht këtë gjë se mund të lëndohet, por Klodi ua kthen se edhe nëse nuk do krijojë lidhje, do i mjaftojë një bisedë dhe një kërcim romantik me të. “Vetëm Domenika e di këtë gjë sepse e kuptoi nga vështrimi tek ai djalë”- shprehet ai dhe Domi i thotë të jetë i sigurt se ajo nuk tregon. Kjo bisedë diskutohet gjatë dhe ndër të tjera, Klodi shprehet se nuk ka guxim t’ia thotë sepse ka frikë se si do e marrë ai person. Të gjithë janë kuriozë, ndërsa Klodi shumë enigmatik. Gjatë gjithë kohës ai flet seriozisht duke mos u kuptuar nëse e ka lojë apo është e vërtetë.
Ndërsa qëndrojnë në kopsht, Olta dhe Klodi shohin grupin tjetër. Klodi shprehet se i vjen keq për Erionin që është pjesë e atij grupi dhe se sipas tij, ai ka për të humbur shumë në atë grup. Olta e pohon këtë gjë e ia kthen se Erioni po rri nga sikleti me atë grup.