Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Loja me shishe nxjerr të vërtetat!

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 8:49 AM


Enxhi, Valoni, Jetmiri, Erioni dhe Bertina kanë qëndruar në kuzhinë dhe kanë zhvilluar lojën me shishe. Ata kanë bërë pyetje therëse, por dhe të drejtpërdrejta. Enxhi ka pyetur Rezin se sa e sinqertë mendon se është shoqëria e saj me Mirin nga njëshi deri tek dhjeta dhe Rezi i është përgjigjur pesë. Jetmiri ka pyetur Bertinën nëse mendon se lidhja me Erionin do të zgjase dhe jashtë dhe ajo i është përgjigjur që sinqerisht nuk e di. Valoni ka pyetur Rezin se çfarë e ka bërë atë të lidhet aq shpejt me Jetmirin dhe ajo është përgjigjur që është lidhur për shkak të ndjenjës. Enxhi ka pyetur Erionin në mendon se e ka zhgënjyer Bertinën ndonjëherë dhe ai i është përgjigjur që nuk e ka bërë asnjëherë. Jetmiri ka pyetur Erionin se çfarë duhet të ketë një femër që t’a bëjë Erionin të bjerë në dashuri dhe ai është përgjigjur që duhet të ketë ëmbëlsi në karakter dhe sjellje. Jetmiri ka dashur të dijë nga Enxhi se çfarë mendon ajo për banorët e tjerë dhe ajo i ka marrë në shqyrim pothuajse të gjitë pjestarët e lojës. Ajo i ka thënë që Bertina i duke inteligjente por e lodhshme, Erioni karizmatik por jo me shumë bagazh, Valoni fëmijë dhe aventurier, Jetmiri lojtar i fortë, dhe Rezi e edukuar dhe me bagazh. Ky ka qënë mendim i saj i parë për to, pa i njojur mirë. Ata kanë kërkuar që ajo të shprehë dhe mendimin që ka për to tani që njihen më mirë, dhe ajo ia plotëson dëshirën. Impaktet e saj për tani janë, Bertina vajzë e mirë, Erioni bishtpërdredhur, Valoni humbet kontrollin, Miri nuk i vën të gjitha veprimet me ndjenjë sepse influencohet nga loja dhe si përfundim Rezi është pak në ajër. Më pas Kika ka pyetur Jetmirin se çfarë mendimi do të kishte për të nëqoftëse nesër do të dilte dhe ai i përgjigjet që është baba i mirë dhe do ta marrë vesh se sa shumë e kanë sharë. Më pas Valoni pyet Bertinën se si i ka lindur dashuria për Erionin dhe ajo i thotë nga përkushtimi i tij dhe nga lojrat. Bertina ka pyetur Valonin kë konsideron shoqe më të ngushtë aty brenda dhe ai i është përgjigju për vetë atë, Bertinën. Më pas Jetmiri e ka pyetur Erionin nëse ka kryer mardhënie seksuale me Bertinën dhe ai i përgjigjet jo. Valoni është i çuditur nga kjo përgjigje dhe i thotë që si ka mundësi që e mohon përderisa fle çdo natë me Bertinën, por Erioni ka vazhduar të mohojë. Më pas Valoni i bën të njëjtën pyetje dhe Jetmirit dhe ai i thotë që nuk ka bërë gjë me Rezin. Hakiu ka pyetur Bertinën se kush i duket personi më fallco dhe ajo i ka thënë që jaën shumë, por përmend Seldin pasi mendon se ai tjetër është e tjetër duket.
Më tej Bertina i drejton një pyetje Jetmirit dhe i thotë që kë do të donte që të dilte më parë dhe ai i përgjigjet Domi pasi është personi më negativ. Jetmiri ka pyetur Valonin në është ndjerë ndonjëherë i përdorur dhe ai i ka thënë që kanë tentuar dy persona javën e kaluar, por nuk ia kanë arritur.