Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Komente e thashetheme

Friday, March 5, 2010 , Posted by BB3 at 11:05 PM


Pasi mbarojnë me provën e javës banorët hanë darkë dhe më pas nisin të bëjnë komentet e tyre për provën. Enxhi del jashtë dhe kërcen vetëm pranë pishinës. Ashtu si çdo herë tjetër nuk mund të mungojnë thashethemet. Domenika flet me Oltën për Jetmirin. Ky i fundit ka qenë në qendër të thashethemeve dhe debateve gjatë kësaj jave dhe sot ka nisur të sqarohet me banorët. Domenikës nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe e komenton sjelljen e tij. Më pas Olta del jashtë dhe bisedon me Bledin. Ajo i tregon Bledit për debatin dhe thotë se Klodi është shumë i mërzitur. Bledi e pyet përse dhe Olta i thotë “e mërziti Rezarta”. Më pas ata futen brenda dhe biseda për debatin gjatë provës vazhdon përsëri. Bledi i thotë Klodit që të mos mërzitet sepse nuk ia vlen. Klodi fillon të sqarojë Bledin dhe i revoltuar thotë “ajo është injorante, më tregon mua ide gjeniale ku nuk njeh dy emra të modës...”. ai i tregon Bledit se e gjithë kishte nisur ngaqë Rezi i kishte kërkuar që të hiqte kryqin duke e komentuar si fanatizëm. Bledi e këshillon që të mos mërzitet dhe vazhdon ta përkrahë duke folur kundër Rezartës. Më pas ata bëjnë thashetheme edhe për Jetmirin i cili sipas tyre hiqet si modern, por është shumë fanatik. Më pas Klodi thotë se ai nuk e ka problem që ta humbasin provën e javës sepse e di që mund të durojë edhe me pak ushqim. Bledi thotë se kjo është një mungesë kulture nga ana e tyre që mundohen që të tregojnë se kanë një nivel të lartë kulturor.