Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Miri dhe Enxhi nën shoqërinë e njëri-tjetrit

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 8:51 AM


Miri dhe Enxhi vazhdojnë të bisedojnë dhe ai thotë që aq sa ka folur me të sonte, nuk ka folur të gjithë javën. Ajo i thotë që është “efekti Enxhi”. Jetmiri thotë me shaka që Enxhi është shumë llafazane dhe ajo e pranon, pasi i thotë që po të fillojë ajo të flasë, Miri do të lodhet. Më pas Enxhi bën kafetë e mëngjesit për të dy. Ata flasin për banorët, të cilët kanë filluar të fshehin shumë sende nga shtëpia dhe ata duhet që t’i luten që t’u japin ndonjë gjë që i nevojitet. Ai i tregon për provën e javës dhe thotë që nuk e di se si do të kërcejë dhe ndërkohë që të tjerët do të ndjekin koreografinë, ai do të rrijë duke u hedhur sa andej-këndej. Më tej ai kërkon të dijë se si i kalon ditët Enxhi kur është jashtë, dhe ai i tregon axhendën e një dite të zakonshme, i flet për punën në një revistë dhe për njerëzit me të cilët ka kontakte.
Enxhi kërkon të dijë ng Jetmiri përshtypjet e para që ka patur për të dhe çfarë mendon tani. Ai i tregon se kur e ka parë natën e parë të veshur si infermiere, e ka marrë si të mirëqënë këtë fakt dhe është surprizuar kur i është komunikuar që është konkurente e re. Jetmiri thotë se i është dukur vajzë me namuz kur ka parë klipin e saj, ndërsa kur është futur në shtëpi e ka parë duke ndenjur si të lënë pas dore, dhe i ka thënë Erionit që t’i afrohen e t’i flasin. Madje ai thotë që e ka ndihmuar që t’i jepnin cigare pasi ajo nuk kushte dhe nuk kërkonte. Ndërsa tani që e njeh më mirë i duket e bukur, e shkathët, llafazane, e djallëzuar dhe ka energji pozitive. Jetmiri thotë që në zemrën e tij ajo është një shoqe e mirë. Më pas i kërkon Enxhit të vallëzojnë nën tingujt e këngës në sfond.