Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni: “Me Enxhin nuk do lidhesha”

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 11:37 AM


Erioni dhe Rezarta diskutojnë për lidhjet e tyre. Ajo e pyet Erionin nëse u pajtua me Bertinën, por ai ia kthen se nuk ishin zënë, vec debatuan. Erioni shprehet se nuk ka se cfarë t’i bëjë Bertinës pasi gjithnjë diskutojnë për të njëjtat gjëra e asnjëherë nuk ndryshon. Edhe Rezarta shpreh të njëjtën gjë për Mirin. Ata ndryshojnë temë dhe Rezarta e pyet nëse i pëlqen Enxhi, pasi nga gjestet i ka lënë këtë përshtypje. Erioni përgjigjet se jo dhe se tipi i saj nuk i pëlqen aspak. Rezarta justifikohet se e ka vënë re nga afrimi i tij me të apo dhe pyetjet që i bënë, vëmendja që i kushton, por Erioni i thotë se ka një interes për të ashtu si për gjithë banorët e tjerë. Ai shton se ajo do ishte banorja e fundit që mund të krijonte një lidhje me të. Rezarta vazhdon duke thënë se mund t’i ketë lënë edhe Enxhit këto përshtypje, por ai shprehet se cdo njeri mund të mendojë c’të dojë. “Personi që më pelqente është ai që jam me të”- shprehet ai për Bertinën dhe shton se Enxhi i pëlqen për të diskutuar, bërë shaka, por jo për më tepër. Rezarta justifikohet se i shkoi kjo gjë ndërmend, por preferoi që më mirë ta pyeste vetë sesa të krijonte opinione të tilla. Erioni e vlerëson dhe i thotë se bëri mirë që e pyeti.