Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Një surprizë romantike për Domenikën

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 12:54 AM


Enxhi është duke përgatitur një surprizë për dikë. Ajo rend nëpër shtëpi e duke marrë sende të ndryshme të nevojshme për të arritur qëllimin e saj. asnjë nga banorët nuk po e kupton se cfarë po bën dhe hamendësojnë disa alternativa ku më kryesorja është ajo e përgatitjes së një surprize për Jetmirin. Ajo bashkëpunon me Seldin, pasi të dy po i përgatisin një surprizë Domenikës, por me nismën e saj. seldi përgatitet edhe vetë, vishet bukur duke marrë edhe mendimin e Enxhit dhe të Klodit. Sipas planit, Seldi i thërret Domenikës e cila është duke hekurosur në tualet dhe e fton që të dalin jashtë në kopsht për të diskutuar disa gjëra. Enxhi që shkon pas tij, insiston që rrobat e Domenikës i vazhdon ajo. Ata dalin në kopsht ku Domenika befasohet nga surpriza për të. Ata ulen vec në një tavolinë në kopsht ku mbi të ndodhen disa qirinj dhe gota të mbushura me birrë, një atmosferë romantike. Domenika duket e kënaqur nga kjo gjë. seldi i thotë se të gjitha i ka bërë me ndihmën e Enxhit dhe shton se të dy, ai dhe Domenika, do sillen si dy miq e do bëjnë biseda si mes miqsh. Seldi shprehet se Enxhi është një vajzë shumë e mirë dhe me të i ka sqaruar të gjitha e i ka shprehur gjithcka që mendonte për të. Domenika thotë se po i pëlqen kjo surprizë e Enxhit dhe se e vlerëson për këtë gjë. përvec bisedave të përgjithshme, Seldi nuk reziston pa diskutuar edhe situatën që është krijuar mes tyre dhe lidhjen që kishin, ai shprehet se edhe pse kanë mbetur miq dhe qëndrojnë kaq afër, kjo nuk do të thotë se mes tyre s’ka më ndjenjë e përfundon me aq. Ajo ia kthen se i pëlqen se si janë tani, kështu miq. Seldi i sjell rrotull se dëshiron që të lidhen sërish dhe të dy flasin me simbolizma si për momentet që kanë jetuar ashtu dhe për ato që mund të jetojnë, por pa i dhënë një rrugëzgjidhje gjendjes së tyre.