Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri dhe Rezarta luajnë

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 12:55 AM


Jetmiri dhe Rezarta luajnë me njeri-tjetrin. Është Rezarta ajo që shkon e para e i afrohet Jetmirit dhe fillon ta ngacmojë me duar. Ai bën të vështirin, por ajo e provokon me cfarëdolloj mënyre që ai mos t’i rezistojë. Kur ajo i thotë se e do, ai ia kthen me shaka se nuk e do, ndërsa ajo, duke vazhduar lojën, i thotë se do ta dhunojë e nuk do pyesë fare për ligjin. Të dy vrapojnë rreth një tavoline, ku njera për ta kapur e tjetri për t’i shpëtuar. Pranë tyre vjen edhe Bledi me Erionin ku i ngacmojnë për veprimet e tyre. Erioni i tregon Mirit se e dashura e tij, pak më parë po kërcente me Valonin dhe kur ai i kishte thënë se do tregonte, ajo i ishte përgjigjur “vetë Miri ka thënë se jemi cift i hapur”. Jetmiri nuk e merr aspak seriozisht këtë shprehje, por vazhdon të luajë me Rezartën dhe i thotë se gjithë kjo energji e saja me siguri ka ardhur nga birrat që ka pirë. “Unë nuk mund të të jepem kaq lehtë”- i thotë ai me shaka e dy të rinjtë vazhdojnë të luajnë për disa minuta, derisa Miri përgatit një kafe e del për të pirë cigare në kopsht, ndërsa Rezarta mbetet e vetme në dhomën e gjumit.