Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezi krahason Seldin me një fëmijë 5-vjeç

Sunday, March 7, 2010 , Posted by BB3 at 2:09 PM


Djemtë kanë bërë top me bukë-peshku dhe luajnë në oborr. Pas disa minutash lojë, disa prej tyre futen në pishinë. Seldi shkon në dhomën e gjumit ku ndodhet Klodi, Domi, Ada dhe Olta. Teksa ata bisedojnë Seldi flet me zë të lartë duke bërë që Rezarta të zgjohet nga gjumi. Ajo i kërkon Seldit që të ulë zërin duke i thënë se ajo nuk ndjehet mirë, është e sëmurë. Seldi pas kësaj nis të këndojë akoma dhe më me zë më të lartë. Rezarta acarohet dhe çohet e del jashtë. Domenika e pyet Seldin se çfarë ndodhi dhe Seldi i thotë se Rezarta ishte shkqetësuar nga zëri i tij. Domi i thotë që ai të mos bëjë më zhurmë dhe ta lërë Rezin të flerë. Seldi vazhdon të këndojë duke thënë se ai nuk ka ardhur për të mos folur në BB dhe justifikon veprimet e tij me faktin se Rezi po fle në një orar jo të përshtatshëm. Sipas Seldit tani është kohë dreke dhe banorët duan të flasin, të luajnë etj, por jo të flenë. Rezarta e cila ka dalë jashtë, fillon të bisedojë me Jetmirin e revoltuar. Ajo i tregon për sjelljen e Seldit duke e komentuar si mungesë edukate sepse njerzit edhe në shtëpinë e tyre nuk bërtasin sikur ai. Ajo e krahason Seldin dhe veprimet e tij si një fëmijë 5 vjeç që nuk kupton atë që i thua. Miri mundohet ta qetësojë dhe i thotë që të shkojë përsëri për të fjetur. Ndërsa Rezi hyn, Jetmiri thërret Seldin i cili del pas pak minutash. Miri i kërkon që të mos e shqetësojë Rezin dhe ta lërë të flerë. Seldi nis të justifikojë veprimet e veta, por Miri i thotë që të mos i jap shpjegime, por të mundohet të bëjë atë që ai i kërkoi.