Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Seldi: “E kam kuptuar lojën e Mirit”

Monday, March 15, 2010 , Posted by BB3 at 4:02 AM


Seldi dhe Hakiu diskutojnë për lojën e Jetmirit. Seldi shprehet se ashtu sikurse Hakiu e ka kuptuar dhe për arsyet e veta e ka toleruar lojën e tij, po ashtu ka bërë edhe ai me Mirin. Hakiu thotë se nuk mund ta linte raportin me Mirin deri tek momenti kur u konfliktuan disa javë më parë, por Seldi ia kthen se cdo person ka mënyrën e vetë të sjelljes ndaj të tjerëve dhe prandaj ai ka vendosur që të mos shoqërohet më me Mirin. Hakiu vazhdon me idenë e tij se për hir të bashkëjetesës, komunikimit apo humanizmit, dikush duhet të tolerojë e të gjendet një rrugë e mesme në këto raporte. Ai tregon se tek Miri ka parë edhe një anë tjetër, një njeri që kur ulet e bashkëbisedon me të, është krejtësisht i kundërt me atë personin që debaton e konfliktohet me të tjerët, gjë që Hakiu dëshiron ta njohë tek ai. Sipas Seldit, ai mund t’i ketë vërtetë këto, por loja që bën Miri për t’i shpëtuar nominimit, me të nuk i ecën sepse ai nuk mund të përshtatet me të. Hakiu e këshillon që ai të mos vendosë këto barriera, por Seldi shprehet se përpjekjet nuk duhet t’i bëjë vetëm ai, madje shton se me Mirin nuk dëshiron të ketë më raporte pikërisht pas kërcënimit që ai i bëri sepse mënyra se si ai ia tha, atë e vrau shumë. Kika insiston se të dy duhet të ulen e të sqarohen, por Seldi është i bindur në idetë e tija. Ai kujtohet edhe për një shprehje tjetër të Mirit për të cilën thotë se ka qënë prezent edhe Hakiu. Sipas tij, Miri ka thënë se kur të dalin disa banorë, me të do të merret në tjetër mënyrë, me karakterin e jo me lojën që bën me të tjerët. Hakiu shprehet se disa fjalë shpesh thuhen qëllimisht, për të friksuar apo distancuar nga loja disa persona. Ai thotë se atmosfera që është krijuar në shtëpi ka ardhur si rezultat i mossqarimit individual duke u krijuar barriera apo duke u përshkallëzuar deri në urrejtje ndaj njeri-tjetrit. Seldi shprehet se për sa kohë Miri do thotë “unë..unë..” këto situata do jenë. Ai tregon se e ka kuptuar lojën e Mirit dhe thotë se sa herë flet dikush me të, bëhet pjesë e lojës së tij. “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”- citon një proverbë Seldi duke thënë se kjo është shumë me vend për situatën në të cilën ndodhen dhe se i përshtatet cdonjerit prej tyre, cdo banori.