Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Tentativë për bashkimin e grupeve

Monday, March 15, 2010 , Posted by BB3 at 4:00 AM


Teksa Edi flet Klodin, Domin, Seldin dhe Oltën, brenda në sallon hyjnë edhe banorë të tjerë, Valoni, Ada dhe Kika. Eduardi u thotë banorëve se ata po rrinë të ndarë dhe nuk po luajnë për të dhënë spektakël. Edi thotë që ata duhet të ulen dhe të diskutojnë për të përmirësuar mardhëniet mes tyre. Seldi e kundërshton duke i thënë se ai nuk mund të rrijë me të gjithë sepse nuk është i detyruar ta bëjë këtë. “Unë nuk mund të rri me dikë që nuk dua se nuk më pëlqen që të rri kot pas të tjerëve kur mund të rri vetëm me ata që më pëlqen”. Edi insiston duke thënë se ata duhet të bisedojnë bashkë për të dhënë më shumë për publikun dhe të mos vazhdojnë me lojën në grupe, por Seldi i përkrahur tashmë nga Olta, Domenika,dhe Ada, e kundërshton akoma dhe më me forcë. Në diskutim merr pjesë edhe Valoni i cili i thotë Seldit se ai duhet ta bëjë këtë edhe sikur të mos i pëlqejë banorët e tjerë, vetëm për hir të faktit se ata ndajnë të njëjtën shtëpi bashkë. Kështu mes banorëve lind një debat për bashkëjetesën dhe mënyrën e gabuar të vepruarit të tyre. Në diskutim nuk marrin pjesë Erioni me Jetmiri të cilët qëndrojnë në kuzhinë dhe komentojnë debatin. Jetmiri thotë se Seldit i falen mendime të tilla pasi është i vogël në moshë. Më tej Miri thotë se Seldi nuk e ka kulturën që të dëgjojë pastaj të flasë. Erioni i thotë se Seldi ka mendimin e vet, por Jetmiri i thotë se ata nuk po e kuptojnë Edin dhe Kikën se ku do të dalë. Në sallon debati merr më tepër zjarr. Kika u kërkon banorëve që të qetësojnë mardhëniet ndërmjet tyre, por vazhdon të kundërshtohet nga banorët e grupit tjetër. Olta i thotë se nuk mund të arrihet kjo gjë, pasi kanë ndodhur disa gjëra që nuk mund të shmangen. Kika thotë se ekzistojnë shumë mënyra për të përmirësuar marëdhëniet mes tyre, jo vetëm të mundohen që t’i përgjigjen ofendimit me ofendim, zënkëz me zënkë etj. Seldi vazhdon të mbrohet duke thënë se ai nuk mundet që të flasë me Jetmirin sepse ky i fundit e ka ofenduar duke i thënë “do t’i thyej brinjët kur të dalim jashtë”. Valoni i kërkon Seldit t’i tregojë se çfarë kishte sjellë një reagim të tillë nga ana e Jetmirit, por Seldi nuk e tregon. Valoni i thotë Seldit se edhe ai ka gabimet e veta që mardhënia e tij me Mirin ka shkuar në atë pikë. Debati i tyre vazhdon për një kohë të gjatë ku Seldi kundërshton që të flasë me Jetmirin, ndërsa Edi, Kika dhe Valoni thonë se është e domosdoshme që të dy grupet të bashkohen dhe mbanorët të jetojnë sa më bukur bashkë.