Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Seldi ngacmon vajzat e reja

Wednesday, March 24, 2010 , Posted by BB3 at 1:57 PM


Tatiana, Seldi dhe Manal qëndrojnë në dhomë duke biseduar. Tatiana u tregon për historinë e saj të dashurisë me djalin shqiptar dhe ata e dëgjojnë me vëmendje.
Seldi dhe Kika e ngacmojnë herë pas here Tatianën duke i thënë se ajo është e infiltruar. Tashmë dhe Tatiana e ka kuptuar shakanë e tyre dhe i ndjek duke i thënë se i vjen keq që ata e zbuluan kaq shpejt. Më pas Edi largohet dhe Seldi pyet Tatianën nëse e pëlqen Edin dhe ajo i përgjigjet që jo dhe habitet nga kjo pyetje e tij. Ndërkohë Manal nuk e ka dëgjuar pyetjen e Seldit dhe i thotë t’a përsërisë. Seldi thotë se Manal u bë xheloze për Edin dhe shprehet se ajo shkon me Edin. Manal përgjigjet që nuk është e vërtetë, por Seldi vazhdon t’a ngacmojë. Sapo Edi vjen, Seldi i thotë që ai i ka gjetur një vajzë, për Manalin. Tatiana i thotë të mos ia tregojë që tani.
Seldi pyet Edin në prani të vjazave se me cilën nga ato do të donte të krijonte më shumë se shoqëri dhe ai përgjigjet me Tatianën. Seldi shprehet se Manal u zhgënjye nga përgjigjja e Edit dhe ajo qesh. Seldi e pyet Manalin se kë do të zgjidhte ajo mes të gjithë djemve për të patur një lidhje dhe në fillim ajo përgjigjet anjë nga ata, por duke qënë se Seldi këmbëngul ajo thotë Erionin. Në atë moment Erioni vjen dhe ato ia tregojnë mendimin e Manelin, dhe ajo shprehet se i pëlqen si djalë në mënyrën se si sillet dhe do të donte që djali i ëndrrave të saj, të ishte ashtu. Keto gjëra i dëgjon dhe Bertina dhe ajo i thotë:-“a e do një xhiro Erionin?” dhe Manal përgjigjet se e do të gjithin për vete.