Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Mentaliteti shqiptar për seksin dhe homoseksualitetin

Monday, March 22, 2010 , Posted by BB3 at 3:43 AM


Miri fillon të flasë për Rezartën dhe Mandi i tregon se jashtë është komentuar shumë marrëdhënia seksuale poshtë tavolinës, ndërmjet të dyve, por pozitivisht sipas tij duke thënë se ai u tregua mashkull me atë që bëri. “Pse për atë e bëra, për të treguar që isha mashkull?”- i thotë Miri. Ai tregon se atë natë pati një debat me Seldin dhe fillon ta tregojë atë. Miri shprehet se Seldi, për respekt ndaj tij dhe Rezit, për hatër të normave të sjelljes, nuk duhej të kishte qëndruar aty, por të largohej. Edhe Mandi e mendon ashtu, por thotë se ndoshta Seldi nuk e ka menduar gjatë. Miri justifikohet se e kanë humbur sensin që shfaqen në televizor dhe ndaj bënë ato që ndjenë. Ai shprehet se fundja këto janë gjëra normale dhe se nuk duhet të sillen ndryshe nga ajo që bëjnë në jetën jashtë, por Mandi thotë se ata nuk janë në BB e vendeve të zhvilluara, por në Shqipëri e ndaj duhet respektuar edhe mentaliteti i këtij vendi. Miri ia kthen se duhen thyer këto mentalitete e këto barriera dhe uron që të mos ketë fyer asnjë me atë sjellje. Mandi i thotë se ai duhet të marrë parasysh edhe mentalitetin shqiptar, përbërjen e popullsisë që sipas tij më e pakta është qytetare dhe që mund t’i gjykojnë ende këto sjellje, pavarësisht viteve ku jetojnë.
Miri e pyet se si është komentuar homoseksualiteti i Klodit jashtë, por Mandi nuk mund t’i përgjigjet, por jep mendimin e vet duke thënë se për të është dicka normale, që haset shpesh nëpër Tiranë dhe që ka ekzistuar me kohë. Ai mendon se cdokush duhet të bëjë atë që mendon, ta jetojë jetën ashtu si do. “Ai nuk të prek e nuk të cënon, cfarë problemi ka që mos t’i pranosh?”- shprehet për homoseksualët Mandi. Edhe Miri me Bertinën janë dakord me idenë se jeta duhet jetuar sic e mendon, por shprehen se nuk pranohen pikërisht nga mentaliteti shqiptar, për ato arsyet që u thanë edhe më parë. Mandi thotë se Klodi bëri mirë që e tregoi këtë gjë dhe se pati guximin q ëe bëri publike, ndërsa Miri shton se dhe vetë banorët i kanë qëndruar pranë dhe nuk ia kanë përmendur kurrë këtë fakt.
Kur largohet Mandi, Miri shprehet se po i pëlqen si tip dhe pret një aprovim nga Erioni i cili thotë “të shohim” dhe shton se e njeh që më parë Mandin, kurse tani u takon të tjerëve ta njohin e të japin opinionet për të.