Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Seldi xheste romantike për Domenikën

Sunday, March 14, 2010 , Posted by BB3 at 5:13 AM


Domenika i thotë Seldit se po tregohet shumë xhentil e romantik me të dhe i jep një shembull ku asaj i ka pëlqyer mjaft xhentilesa e tij, kur i solli filxhanin me kapucino e të zbukuruar. Seldi ia kthen se ndonjëherë edhe është i tillë, por Domenika e pyet se përse ndonjëherë e jo gjithnjë. Seldi përgjigjet se nuk është vendi i përshtatshëm për t’u treguar gjithnjë romantik sepse duke e bërë përditë, i humbet rëndësia dhe bukuria. Domenika tregon se një femër i vlerëson xhestet më të vogla e “gënjehet” me përkujdesjen e romanticitetin që tregon mashkulli ndaj saj. ajo këtë ia jep si këshillë për raportet me vajzat e tjera që do ketë dhe Seldi qesh. Ai tregon se ajo është e vetmja vajzë që ai ka bërë kaq, që i ka shkuar nga pas sepse gjithnjë kanë qënë vajzat që kanë ardhur tek ai. Domenika habitet dhe Seldi shton se nuk e ka patur të nevojshme që t’i shkojë ai vajzave edhe pse kjo gjë është më se normale për një djalë. Seldi i rishpreh dashurinë asaj, por Domi duket disi e bezdisur. Seldi shton se e kupton edhe sensin e lojës apo raportet me të tjerët e për këtë nuk do t’i bjerë më në qafë.