Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Sjellja e Erionit, e pakuptueshme

Sunday, March 14, 2010 , Posted by BB3 at 5:14 AM


Erioni dhe Bertina diskutojnë ëpr dhomën e surprizës ku do të shkojnë që të kalojnë natën. Ata ua tregojnë edhe të tjerëve këtë gjë të cilët shprehen se do donin që të ishin sikur njëherë edhe ata. Ndërsa Erioni dhe Bertina përgatiten, Erioni i afrohet dhe e përqafon fort atë. Olta, Ada dhe Klodi i shohin dhe komentojnë. Ada shprehet se nuk i kupton dot sepse është e dukshme që Bertina e pëlqen atë shumë por Erioni i duket hipokrit, ndërsa Olta thotë se nuk e kupton Erionin që ndërkohë që puth Bertinën, shikon nga ata. Klodi ndërron bisedë dhe shprehet se i vjen keq që Rezarta doli për faj të Mirit, ndërsa vajzat shprehen se jo sepse ishte zgjedhja e saj. Ato thonë se i folën, por ajo nuk ndryshoi rrugë. Erioni afrohet pranë tyre dhe nis të diskutojë me Klodin për pjesën e klipit ku ai kishte folur për paragjykimin ndaj homoseksualëve. Ai tregon se është deri diku racist apo paragjykues dhe shton se për aq kohë sa nuk e prek atë, për të nuk ka asnjë problem. Ai tregon disa nga shkrimet që kishte parë tek klipi dhe shprehet se tani që u shfaq, misioni i Klodit është që të tregojë veten se cili është. Klodi shprehet se nuk ka hyrë për të përfaqsuar asnjë, por vec për veten e tij. Erioni thotë se tani që u bë publike dhe në media po flitet e njerëzit janë pozicionuar pro e kundër, duhet ta cojë më tej këtë gjë. klodi shprehet se të paktën ndjehet mirë me veten.