Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Shoqëria dhe lidhja e Erionit

Friday, March 19, 2010 , Posted by BB3 at 11:03 AM


Ada dhe Erioni mbeten bashkë në dhomën e ndenjejs dhe përfitojnë nga rasti për të biseduar. Ada e pyet Erionin nëse ajo ka ndryshuar që nga shtëpia e vjetër tek shtëpia e re dhe ai përgjigjet se i duket njësoj. Ajo e pyet edhe në raport me të dhe Erioni tregon se tani janë më të afërt me njeri-tjetrin dhe se raporti mes tyre ka ardhur drejt progresit. Erioni i bën të njëjtën pyetje edhe asaj dhe ajo shprehet se nuk po gjen hapsira që të flasë me të. Erioni reagon dhe thotë se nuk është e vërtetë dhe mendon se banorët nuk duhet të justifikohen me faktin që ai rri me Bertinën dhe asnjë të mos gjejë kohën të flasë me të apo me Bertinën sepse sipas tij, ata vetëm natën rrinë pranë njeri-tjetrit. Ada sqaron se dhe me Bertinën e ka bërë këtë bisedë madje është përpjekur që të futet në bisedë me të, por tregon se iu krijua përshtypja sikur Bertinës ia nxirrte fjalët me zor e pas kësaj, nuk ka shkuar të bisedojë më me të. Ajo tregon se edhe Bertina nuk ka ardhur të flasë ndonjëherë me të. Erioni vazhdon bisedën në lidhje me shoqërinë midis tyre dhe thotë se i duket një marrëdhënie pozitive, një marrëdhënie e vërtetë shoqërore dhe që nuk do donte që lidhja me Bertinën ta ndryshonte atë. “Shoqëria është shoqëri e nuk e ndryshoj as nga personi që kam në krahë”- shprehet ai dhe shton se më mirë ndryshon një, sesa të hedhë poshtë njëqind. Ata vijojnë të diskutojnë për ndryshimin e sjelljes së Erionit në shtëpi dhe Ada shprehet se e ka parë ndryshe në fillim, ndërsa tani më të tërhequr. Erioni tregon se ka qënë më aktiv, plot humor, batuta e shaka, ndërsa tani këto sjellje të vetat i mungojnë. Ai tregon se në lidhjen që ka patur më parë, këto raporte ka patur me shoqërinë, por ajo e kuptonte në këto gjëra. Ada shprehet se tani ajo nuk i afrohet dot më atij sepse Bertina i ka krijuar përshtypjen sikur nuk i toleron dot këto gjëra. Duke marrë shkas nga fjalët e Erionit se nuk ndjehet më ai i pari, ajo thotë se të dy duhet t’i tolerojnë disa sjellje në raport me të tjerët si përshembull argëtimin sepse këto ditë nuk i vijnë më në jetë as asaj e as atij. Ata flasin edhe për reagimet e Bertinës në situata të ndryshme dhe Ada mendon se ndjenjën e xhelozisë nuk e kontrollon dot, por Erioni mendon se këtu nuk ka xhelozi nga fakti që jetojnë 24 orë bashkë. Ai mendon se Bertina më shumë ka krenari sesa xhelozi dhe shprehet se cdo sjellje që bën ai, ajo kujton sikur të tjerët i bëjnë kundër saj. Ai merr si shembull raportin e tij me Oltën dhe Ada përfiton nga rasti për të ditur mendimin e tij për të. Erioni thotë se i duket shumë normale dhe aspak negative, madje asnjë nga banorët nuk i duket negativ. Duke diskutuar për lidhjen me Bertinën, Erioni tregon se e ka humbur sensin e lojës për të cilën është futur.