Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Reagimi i Klodit për klipin e thashethemeve

Friday, March 19, 2010 , Posted by BB3 at 1:17 AM


Pas ngacmimeve mes njeri-tjetrit, Hakiu i kërkon Klodit që të diskutojnë për klipin që u shfaq gjatë spektaklit në lidhje me komentet e tyre mbi homoseksualitetin e tij. Hakiu shprehet se pavarësisht mënyrës se si u shfaqën në atë klip duke dalë negativë, në të kundërt me atë që mendojnë, sipas tij, të gjithë banorët e kanë pritur pozitivisht preferencën e tij seksuale. Klodi ia kthen se iu duk banale dhe se atij nuk i interesojnë mendimet e tyre; ata mund të mendojnë se cfarë të duan. Ai thotë se është i ndërgjegjshëm që jo të gjithë do e pranojnë, por rëndësi për të ka që ta jetojë jetën e vetë ashtu si e mendon. “Pavarësisht kësaj, dua që të më njihni për atë që jamë”- shprehet ai. Miri ndërhyn në bisedë dhe duke ndërruar temë, e pyet nëse i pëlqeu reagimi i nënës së tij duke thënë gjithashtu se ajo e kishte marrë me sportivitet këtë fakt. Klodi tregon se e ndjente që do ndodhte kështu dhe shton se ndjehet me fat që ka një familje të tillë që e mbështet. Hakiu i rikthehet fjalëve të Klodit se mendimet e tyre në atë klip iu dukën banale dhe e pyet se përse nuk e ka përmendur gjatë javës, ndoshta se i leverdis kjo gjë, por Klodi mban qëndrimin e tij se nuk i intereson mendimi i tyre dhe se duhet të përballet dhe me refuzimin apo paragjykimin duke nënkuptuar dhe opinionin e publikut për të cilin thotë se nuk mund ta ndryshojë dot.