Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Surpriza dhe kandidime për banorët

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 3:17 PM


Javën e kaluar, banorët shkruan në disa fletpalosje nga një dëshirë që ata kishin. Erioni kishte shkruar se donte të kishte një natë romantike me Bertinën dhe Vëllai i Madh e ka marrë këtë dëshirë në konsideratë duke e realizuar. Arbana fton Bertinën që të shkojë në dhomën e bardhë ku ajo shikon se ndodhet një ambient shumë romantik, me krevat dopjo e petale lulesh sipër, me shishe shampanje dhe një dhuratë për të. Ajo shprehet se ia merr mendja që kjo ka qënë dëshira e Erionit dhe ndërkohë ai vjen e bashkohet me të. Bertina e pret e qeshur, ndërsa Arbana e pyet se gjatë kësaj jave ata kanë qënë disi të distancuar, me zënka dhe mosmarrëveshje, ai përgjgijet se kjo do jetë mënyra që ata t’i sqarojnë ato.
Ata kthehen sërish në dhomën e ndenjjes ku të gjithë banorët japin kandidaturat e kësaj jave. Në bazë të tyre, në nominim për këtë javë shkojnë Jetmiri, Domenika, Valoni, Bertina dhe Klodi.
Ndërsa ora shënon dymbëdhjetë dhe sot është dita e verës, për banorët është rezervuar një surprizë e vecantë. Ata shkojnë në kopsht ku shohin se është organizuar një festë me balerinë brazilianë dhe birra. Banorët kënaqen e menjëherë bashkohen me balerinët e kërcejnë me ta. Festa fillon!