Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Surpriza për 8-marsin

Monday, March 8, 2010 , Posted by BB3 at 4:08 PM


Banorët marrin materialet që kanë prositur dhe fillojnë të përgatiten për të festuar 8-marsin. Djemtë u kërkojnë vajzave që të presin në banjë, ndërsa ata përgatiten për tu bërë një surprizë për festën e tyre. E ndërsa vajzat presin, djemtë përgatisin ambjentet e shtëpisë duke përfshirë edhe ngjitjen e disa posterave jashtë për të bërë striptizëm. Pasi mbarojnë përgatitjet, djemtë mbulojnë kokat me batanije dhe presin që vajzat të dalin jashtë. Ata improvizojnë një lokal vetëm për femra ku meshkujt kërcejnë për kënaqësinë e vajzave. Klodi u shërben në lokal ku nuk mungojnë pijët dhe ushqimi, ndërsa djemtë qëndrojnë të mbuluar në pritje të zbulimit nga ana e vajzave. Rezarta zbulon e para Jetmirin dhe më pas edhe vajzat e tjera zbolojnë djemtë e mbetur. Pasi zbulohen djemtë bëjnë dhurata të cilat nuk kanë se si të mungonin në këtë ditë të veçantë. Vajzat marrin trendafila të bardhë dhe pas trokitjes së gotave arojnë urojnë njëra-tjetrën. Mëshkujt pasi zbulohen nga batanijet nisin të bëjnë striptizëm për vajzat të cilat u japin edhe lekë në mënyrë simbolike. E gjithë kjo situatë shoqërohet me shaka dhe të qeshura. Më pas të gjithë banorët kërcejnë, por nuk mungojnë as ata që guxojnë të futen në pishinë. Festimet për 8-marsin në shtëpinë e BB vazhdojnë për një kohë të gjatë nën tingujt e muzikës moderne.