Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Surprizat e të shtunës

Friday, March 12, 2010 , Posted by BB3 at 4:28 AM


Domenika vjen në kopsht ku ndodhet edhe Hakiu e ty dy diskutojnë për të shtunën. Domenika duket pak në merak se si do shkojë nata e spektaklit, por Hakiu i thotë se sidoqoftë, ajo nuk rrezikon aspak. Domenika nuk duket shumë e bindur dhe shprehet se të gjithë do dalin herët apo vonë, kurse Hakiu shprehet se kanë kaluar shtatë javë bashkë dhe po aq do kalojnë përsëri. Me ta bashkohet edhe Eduardi, i cili është ngritur me lëvizje të ngadalta për shkak të dhimbjeve. Domenika interesohet për gjendjen e tij shëndetësore dhe Edi tregon se ndjehet më mirë se një natë më parë. Domenika kujton momentin kur të dy po patinonin dhe Edi vjen drejt saj e të dy bien duke mos mbajtur dot ekuilibrin. Kjo rënie ishte më e forta për Edin e cila i shkaktoi dëmtimet. Domenika imiton Edin në ato momente dhe qesh fort. Të tre diskutojnë për provën e javës dhe për banorët që janë më mirë se të tjerët si dhe kujtojnë momentet më të bukura të provës së natës së kaluar, kur kanë rënë apo kur bënë trenin dhe ranë. Ata qeshin dhe më pas flasin për natën e spektaklit se si mund ta realizojnë provën. Ndërsa diskutojnë për surprizat gjatë spektaklit të së shtunës, Hakiu shprehet se ka përshtypjen se do futet një banor i ri, ndoshta femër. “Do kënaqeni me vajzat e reja”- shprehet Domenika, ndërsa Edi mendon se edhe nëse vjen ndonjë vajzë, mund të vijë për t’i ulur hundën ndonjërës dhe shton se janë dy vajza të tilla në shtëpi. Domenika shprehet se ato, të pesta vajzat, nuk janë aq të lidhura me njera-tjetrën, aq sa duhet. “Ti je shumë feministe, më feministja në shtëpi”- i thotë Hakiu Domit dhe shton se kjo s’ka asgjë të keqe.