Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri dhe Klodi debatojnë

Friday, March 12, 2010 , Posted by BB3 at 6:37 AM


Jetmiri dhe Klodi janë në kuzhinë. Klodi është duke u marrë me pregatitje e drekës, ndërsa Jetmiri do të hajë ndonjë gjë për mëngjes. Jetmiri i thotë Klodit që do të flasë pak me të, dhe Klodi e pyet se kur do që të flasë, në e ka urgjente apo jo .Jetmiri përgjigjet që do të bisedojë me të pasi ka nevojë t’i thotë disa gjëra. Klodi shprehet se tani nuk ka kohë dhe Jetmiri i thotë që ai gjithmonë kështu i thotë dhe kohë vetëm kalon. “Kur të kem kohë, do të lajmëroj unë”- i thotë Klodi Jetmirit dhe ai pranon, por duke ngelur i habitur nga kjo përgjigje. Klodi shton që tani nuk e ndjen që të flasë me të, kështuqë biseda që kërkon Jetmiri do të jetë në një moment tjetër. Por Jetmiri nuk e lë me kaq, ai i thotë Klodit që ka gjithë javën që i kërkon për të folur dhe ai i shmanget. Jetmiri thotë që kishte dëshirë t’i thoshte dy gjëra, por Klodi përgjigjet që meqënëse qenka vetëm një dëshirë e tij, ai nuk e ndjen për t’a dëgjuar kështuqë duhet të mësohet të presë pasi duket sikur po e detyron. Jetmiri i thotë që nuk është detyrim, por dëshirë. Klodi shprehet që biseda e tyre mund të bëhet ose jo, por Jetmiri i përgjigjet që ai nuk do të rri pa ia thënë ato që mendon për të. Klodi thotë që ai s’ka dëshirë të dëgjojë ato që do t’i thotë ai dhe Jetmiri shprehet se kjo është hipokrizi, madje Klodi i duket hipokrit. Klodi përgjigjet që e thënë nga Jetmiri ajo fjalë, nuk vlen. Jetmiri shprehet se respektin që ai ka patur për të, Klodi e ka kthyer në të kundërt. Klodi shprehet që Jetmiri nuk duhet të nxitohet për të vënë epitete pasi ai nuk e ka bërë këtë gjë. Ai i thotë që ata kanë një muaj aty brenda dhe Jetmiri nuk i ka folur asnjëherë, ndërsa sot që i është tekur atij, Klodi duhet të pranojë menjëherë. Jetmiri shprehet se Klodi duhet t’ja japë mundësinë të flasin dhe ai i përgjigjet që do t’a bëjë kur t’a shikojë të arsyeshme. Jetmiri i thotë që Klodi ndjek taktikën e viktimizimit, madje ka përdorur dhe historinë e homoseksualitetit për këtë funksion. Klodi përgjigjet që e ka dëgjuar shpesh këtë gjë nga ai, por nuk është e vërtetë.
Më pas aty vjen Seldi, i cili do të shuajë debatin. Ai i thotë Klodit që të mos i përgjigjet fare dhe të vazhdojë punën e tij. Jetmiri ikën njëherë nga kuzhina , por kthehet vetëm pas pak dhe kërkon të ngcmojë Klodin. Ai i afrohet dhe e pyet çfarë po gatuan, por Klodi nuk i kthen përgjigje. Jetmiri kërkon t’a provokojë përsëri dhe tërë kohën rri e shikon në sy. Klodi i thotë të mos shikojë atë, por femrat. Ata vazhdojnë të qëndrojën në këtë situatë të tensionuar, ku afrohen dhe banorët e tjerë.