Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Thashetheme për dashurinë

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 9:47 AM


Ada flet me Bertinën dhe Erionin për disa minuta rreth familjeve të tyre. Më pas Erioni dhe Bertina lajnë enët, ndërsa Ada bisedon me Seldin jashtë. Ata flsin për dashurinë dhe kryesisht për ndjenjat që ekzistojnë në shtëpinë e BB3. Ada i thotë Seldit se dashuria nuk është e parashikuar që mund të lind dhe të shuhet kur personi e dëshiron një gjë të tillë. Duke iu referuar ndjenjave të Seldit për Domenikën, Ada i thotë Seldit se nuk duhet që të përdorë fjalën “e dashuroj” kur në të vërtetë ka vetëm ndjenja simpatie dhe fjala e duhur do të ishte “e pëlqej”. Seldi i thotë edhe një herë tjetër se ai jo vetëm e pëlqen shumë Domenikën, por ndjen akoma më tepër se kaqduke thënë “E du”.
Më pas ai e pyet Adën se si e sheh ajo dashurinë e Erionit dhe Bertinës. Ada i përgjigjet se në këtë çift sheh ndjenja më tepër nga ana e Bertinës. “Shof që Bertina e pëlqen shumë Erionin, ndërsa Erioni nuk më duket sikur ka ndjenja të njëjta për Bertinën” sqarohet Ada. Seldi e pyet se përse ajo ka këtë mendim, por Ada i thotë se ky është thjesht mendimi i saj. Seldi kërkon që të vashdojë më tepër thashethemet dhe i thotë “mua nuk më duket ashtu, unë për vete mendoj se Erioni ndjen më tepër sesa Bertina”, por Ada preferon të mos komentojë më tepër duke thënë vetëm “ndoshta”.
Kështu Seldi kalon përsëri te ndjenjat e tij për Domenikën. Ai i thotë Adës se çdo gjë që thotë, është e vërtetë dhe këtu e ka fjalën për shprehjen e tij “E dua” për Domin. Ada i thotë se ajo e beson në përgjithësi, por në këtë rast nuk arrin që ta besojë dot, e ka të vështirë ta besojë. Seldi këmbngul që të bëjë që Ada t’i besojë dhe i thotë se e pati të vështirë që të pranonte që me Domin të kishte një raport miqësor, kur në të vërtetë nuk priste dhe nuk dëshironte këtë gjë. Ada i thotë se duke u nisur nga tipi i Domenikës ai duhet të mundohet që të mos e vërë nën presion. “Nëse Domi do t’a ndjejë vetë, ajo do vijë t’i thotë ndjenjat e saj” thotë Ada duke e këshilluar Seldin që të mos i rrijë gjatë gjithë kohës pas Domenikës sepse duhet që t’i lënë asaj hapësirën dhe kohën e mjaftueshme për të reflektuar dhe ai vetë do të ketë mundësinë që t’i shohë gjërat pak më ndryshe. Sedli i jep të drejtë Adës dhethotë se ai e kupton shumë mirë këtë pjesë.