Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Të shqetësuar për Valonin

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 9:50 AM


Pas ndezjes se dritave të dhomës së gjumit, banorët fillojnë të zgjohen më herët se zakonisht. Si gjithmonë zgjohet Edi dhe pas tij Erioni i cili kërkon që të zërë radhën për t’u larë në dush. Sapo zgjohet ai shkon te Valoni dhe e sheh që ai vazhdon të jetë i sëmurë. Erioni shkon dhe zgjon Bertinën duke i kërkuar që të kujdesen për Valonin. Bertina zgjohet dhe shkon edhe ajo pranë Valonit. Gjatë kësaj kohe ata diskutojnë për ndonjë qetësues të mundshëm që t’i ulë temperaturën, por Bertina thotë se duke qënë mëngjes ilaçet kanë ndikim anësor edhe në stomak. Çifti tregojnë përkujdesje ndaj djalit kosovar i cili ankohet nga dhimbja e kokës dhe pagjumësia. Bertina shkon pranë Valonit dhe e pyet nëse dëshiron që ajo t’i përgatisë ndonjë gjë për të ngrënë. Valoni i thotë se nuk dëshiron asgjë dhe përpiqet të flejë, ndërsa Bertina dhe Erioni largohen dhe merren me gjarat e tyre personale. Pas tyre te Valoni afrohet Klodi i cili e shikon nëse ka temperaturë. Ai del jashtë dhe pyet Edin, Erionin dhe Domenikën për shëndetin e Valonit. “Si ka qenë natën Valoni?”:-pyet Klodi dhe Erioni i tregon se ka pasur temperaturë, nuk ka mundur të flinte dhe se ende ka pak temperaturë të lartë. Pas kësaj Bisede Domenika futet brenda dhe shkon të shohë Valonin ku gjen duke u kujdesur për të edhe Hakiun. Për Valonin shqetësohet edhe Edi. Banorët të shqetësuar shkojnë pranë Valonit dhe i kërkojnë që të çohet dhe të dalë bashkë me ta jashtë sepse kështu do të ndjehet edhe më mirë.