Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Valoni është sëmurë

Wednesday, March 17, 2010 , Posted by BB3 at 9:00 AM


Sapo ndizen dritat dhe muzika në dhomën e gjumit, çohet Kika dhe Edi të cilët ndërsa merren me punët e tyre personale, mundohen të zgjojnë edhe banorët e tjerë. Ata dalin jashtë për të shijuar edhe një tjetër ditë të ngrohtë dhe një e nga një të gjithë të tjerët zgjohen nga gjumi. Pas disa minutash Valoni vjen jashtë duke u kollitur. Ai u tregon Edit dhe Kikës se është i sëmurë. Valoni është larë në pishinë ku uji ka qenë i ftohtë dhe tashmë ka dhembje fyti. Ai shkon në dhomën e rrëfimit për të kërkuar ndonjë ilaç qetësues dhe pas disa minutash kthehet përsëri në obarr. Përveç fytit Valoni ankohet edhe nga dhëmbët, dhimbja e kokës dhe pagjumësia. Banorët shqetësohen për shëndetin e Valonit dhe fillojnë t’i japin këshilla si ai të kujdeset më tepër për shëndetin e vet. Klodi e këshillon që për fytin të hajë gjëra të ftohta sepse dhimbja kalon më lehtë ashtu dhe i thotë që t’i sjellë nga kuzhina portokall të shtrydhur. Ndërsa Edi fillon t’i bëjë masazh koke Valonit i cili u thotë se nuk ka fjetur fare prej dhimbjes.