Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Miri ndjehet i refuzuar nga Bertina

Wednesday, March 17, 2010 , Posted by BB3 at 9:03 AM


Jetmiri pasi ka ndenjur një kohë të gjatë vetëm në kopësht duke vështruar banorët teksa bënin banjo dielli dhe më pas është futur në kuzhinë, ka thirrur Bertinën të bisedojëe pak me të. Fillimisht ajo i ka thënë t’a lënë për më vonë pasi donte të merrte rreze dielli, por Miri i përgjigjet që ai do të flasë në ato momente me të. Miri i thotë se nëqoftëse rrezet janë më të rëndësishme se ai, mund të largohet por ajo ka qëndruar me të duke i thënë që ai është shumë tekanjoz pasi do që çdo gjë të bëhet kur do ai. Më pas Miri pyet Bertinën se si po ndihet këtë javë që është në kandidim dhe ajo përgjigjet që nuk e ka ndjerë fare. Ai shprehet se ka dëgjuar se ajo ka debatuar me Klodin dje dhe ajo i tregon se ka thënë “iku dielli sepse e kuptoi që ka një diell më të rëndësishëm”, duke folur për veten. Ajo shton se Klodi ka thënë se yll i duket vetëm Olta, por më pas ka ndryshuar mendim duke thënë që asnjë nuk është yll aty dhe Bertina i është drejtuar Klodit që ai është kontradiktor me veten. Bertina i shpjegon më tej fjalë për fjalë debatin dhe shton që Klodi i ka se ajo mbështetet tek Erioni dhe nuk i jep mundësinë të tjerëve që t’a njohin. Jetmiri pyet Bertinën se në çfarë pozicioni e sheh veten brenda shtëpisë dhe ajo përgjigjet që nuk di të japë një përcaktim të saktë pasi situatat janë spontane dhe marrdhëniet me banorët e tjerë janë normale, përjashtuar një personi (e ka fjalën për Oltën) që nuk do t’i flasë fare gjatë qëndrimit në shtëpi. Jetmiri pyet nëse i mungon që të bisedojë me ndonjë nga vajzat në shtëpi për të ndarë ndonjë bisedë mes femrash dhe ajo përgjigjet se bisedat i bën atje ku e ndjen dhe ia vlen t’i bëjë. Jetmiri pyet nëse asnjë nga vajzat nuk ia vlen që të bisedosh me to dhe ajo i përgjigjet se nuk ka ardhur që t’a marrë Jetmiri në pyetje pasi i ka shumë bezdi këto situata. Jetmiri shprehet që sa herë që ai merr inisiativën për të folur me të, ajo ia ndërpret lidhjet me këto forma. Bertina thotë se asnjë nuk i kërkon shpjegime atij se pse bën këtë apo atë, por ai është shumë kurioz dhe Bertina nuk e kupton pse ndjek këtë teknikë. Jetmiri përgjigjet që ajo nuk duhet t’a marrë si teknikë pasi ai thjesh po kërkon të flasë me të. Ajo shprehet se ai është i aftë t’a kuptojë shumë mirë atë. Jetmiri thotë se sa herë që ai kërkon të bejë një bisedë serioze me Bertinën , ajo e ndërpret. Bertina përgjigjet që asaj i duket sikur ai kërkon t’a ulë me këto biseda dhe Miri thotë se ajo vjen me paragjykimin që Miri do t’a bëjë këtë gjë. Jetmiri shprehet se ai po kërkon t’i japë mundësinë të shprehet dhe ilustrojë mendimet e saj dhe ajo nuk duhet të mendojë negativisht. Ai shprehet se ajo ka mënyrat e saj të të sjellurit, por atij shpesh i duken veprime robotike sikur i llogarit të gjitha ndërkohë që njeriu duhet dhe të luajë e të qeshë. Jetmiri shprehet se do t’i kishte ardhur mirë nëse ajo do t’a kishte marrë për të biseduar atë dhe t’ia thoshte ato që mendon për të pasi të tjerët ia thonë në sy difektet që ka ai ndërsa ajo nuk e ka bërë asnjëherë. Bertina përgjigjet se difektet e tij janë që i mbetet qejfi shpejt dhe është kokfortë. Jetmiri shprehet se ai do të dijë mendimet e saj, por ajo nuk i shprehet dhe nuk ia jep mundësinë të flasin. Ai thotë se në këtë mënyrë ata po largohen dhe Bertina shprehet se ky është një justifikim. Jetmiri përgjigjet që ata duhet të gjejnë një vijë të mesme që të bisedojnë dhe të kenë marrdhënie shoqërore. Bertina shprehet se deri kur ka qënë Rezi, ai ka qënë në një botë tjetër dhe nuk ka biseduar me askënd. Ajo shton që ai kërkon të dijë shumë për jetën e saj private lidhur me Erionin dhe është zhgënjyer prej tij pasi nuk i priste këto reagime. Jetmiri i përgjigjet që ajo nuk po e bind me argumentat e saj dhe po i duket egoiste.