Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Tatuazhet dhe lojërat

Wednesday, February 3, 2010 , Posted by BB3 at 2:44 PM


Erioni, Bertina, Graciela dhe Gjimi flasin për tatuazhet. Bertina tregon se më parë i ka pëlqyer të ketë një tatuazh, ndërsa tani nuk e dëshiron më dhe fakti që e ndalon më shumë është dhimbja gjatë bërjes së tatuazhit. Vajzat tregojnë se cilat figura do të dëshironin të bënin. Bertina thotë se i pëlqen të bëjë një ëngjëll, pasi për të ka shumë kuptim, ndërsa Graciela përmend inicialet. Bertina shprehet se kurrë nuk do bënte tatuazh inicialet e dikujt sepse gjithcka mund të ndodhë si përshembull ndarja dhe ai tatuazh do t’ia kujtonte përgjithnjë. Erioni e mendon krejtësisht ndryshe nga ajo, madje së bashku me Gjimin, mendojnë se në një rast të tillë, mund ta ndryshojnë formën duke bërë dicka tjetër sipër. Më pas, Erioni dhe Bertina shkojnë të flenë.
Të tjerët, pasi mbarojnë së kënduari duke i shoqëruar dhe me interpretim ato, përpiqen të gjejnë lojëra për të kaluar kohën. Fillimisht, disa prej tyre luajnë me duartrokitje, duke imituar njeri-tjetrin e më pas se cili është më i shkathët për të kapur duart e tjetrit, një lojë kjo që e fillon Gjimi me Pamelën e më pas bashkohet me ta edhe Seldi. Banorët qeshin dhe argëtohen.