Traditat shqiptare
Graciela dhe Hakiu diskutojnë për trafitat shqiptare. Fillimisht biseda e tyre ndalet tek Shkodra, qyteti i lindjes i Gracielës. Hakiu e pyet për karakteristikat dhe traditat shkodrane dhe ajo i flet në vija të përgjithshme për kulturën, humorin dhe punët artizanale, kryesisht ato me kashtë. Më pas biseda e tyre vazhdon për veshjet tradicionale, se si janë ato dhe se sa i mbajnë tani shqiptarët. Graciela tregon se nëna e saj i ka veshur gjithmonë kostumet popullore, ndërsa tani, si në gjithë Shqipërinë, kjo traditë po shuhet. Hakiu tregon se në Kosovë, pas luftë, veshjet popullore kanë filluar të përdoren sërish. Ata flasin edhe për dasmat tradicionale. Graciela thotë se i pëlqen të bëjë dasmë të përbashkët me bashkëshortin e saj, ndërsa Hakiu tregon se ai nuk ka bërë dasmë, por shton se ndoshta kur të bëjnë njëzetvjetorin e lidhjes, ta celebrojnë me dasmë. Në fund të bisedës, ata dalin në konkluzionin se shumë tradita po humbasin me kohën.