Dashuri me shikim të parë
Jetmiri u tregon vajzave për lidhjen e tij me Rrezartën. Jetmiri u thotë vajzave se me vajzën kosovare është dashuruar me shikim të parë dhe më pas u tregon se si ndodhi e gjithë historia e tyre. Ai thotë se ishte pyetur në dhomën e rrëfimit disa herë nëse pëlqente ndonjë vajzë brenda shtëpisë dhe Jetmiri kishte thënë se asnjëra prej tyre nuk i pëlqente. Natën që Rrezarta hyri si banore e re në BB, hynë edhe 4 banorë të tjerë Klodi, Bledi, Valoni dhe Ada, por menjëherë edhe pse në shtëpinë e re dhe pjesa tjetër në shtëpinë e vjetër, Jetmirit i ra në sy Rrezi dhe gjatë gjithë kohës e shikonte dhe vuri re që edhe vajza bënte të njëjtën gjë. Pas këtij momenti jetmiri thotë se hyri në dhomën e rrëfimit dhe tha se do të tentonte që të krijonte një afrimitet, një lidhje me banoren e re. Ditën tjetër ai vuri re se Edi i kishte shprehur hapur simpatinë vajzës së bukur kosovare. Kjo gjë e frenoi Jetmirin i cili për hir të shoqërisë dhe respektit ndaj Edit jo vetëm që nuk po fliste fare me Rrezartën, por as edhe shkimet nuk i drejtonte më drejt saj. Më pas ai thotë se Rrezi e kishte pyetur se përse ai nuk fliste asnjëherë me të dhe kjo e kishte bërë që të mos dinte se çfarë shpjegimi t’i jepte. Pas dënimeve që iu dhanë atij dhe Erionit për shkeljen e rregullave midis dy shtëpive, Jetmiri filloi të fliste më tepër me Rrezin dhe ngacmoheshin, por pa shprehur asgjë. Më pas ai tregon se si u lidh me të. Ndërsa Jetmiri tregon për Rrezartën, Tatiana e pyet se çfarë kanë menduar banorët e tjerë për lidhjen e Seldit me Domenikën, pasi Jetmiri u thotë se ata e kishin komentuar shumë si fallco lidhjen e tij me Rrezin. Jetmiri tregon se Seldi dhe Domenika u ndanë pas disa bisedave të Enxhit me Seldin, por ai nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur me lidhjen e tyre. Duke e treguar shumë shkurt lidhjen e Seldit me Domenikën, Miri tregon për lojën e Enxhit që po shtirej si e dashuruar me të.