Tatiana për fëmijën e humbur
Tatiana shkon dhe ulet pranë Jetmirit dhe djali e pyet se si po ia kalon ditën dhe më pas e pyet për telefonatën që pati nga ish i dashuri i saj. Tatiana tregon për Letrën që shkroi ku i rrefente ish të dashurit të saj që tashmë është një ndër miqtë e saj më të mirë, sekretin e saj ku të dy mund të kishin një fëmijë të cilin Tatiana e humbi në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Jetmiri e pyet dhe Tatiana i tregon për bisedën që pati nëpërmjet telefonit me djalin nga Laçi dhe shprehet e shqetësuar sepse ka frikë se mos ai nuk e ka kuptuar plotësisht letrën. Ajo tregon edhe për bisedën që pati me Arbanën dhe koplimentet e Arianit gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit, në pritje të telefonatës. Aty vjen dhe Manal dhe bashkë më Mirin dëgjojnë rrëfimin e Tatianës për momentin kur ajo kishte humbur fëmijën e saj. Tatiana thotë se në momentin që vendosi që t’i tregonte ish të dashurit të saj se prisnin një fëmijë, u sëmur dhe nuk kishte mundësi që të shkonte t’i tregonte pasi ndenji edhe dy muaj në spital. Ajo thotë se e kishte diskutuar më parë me të dashurin e saj që nëse ajo do të ngelte shtazënë, ata do ta mbanin fëmijën edhe pse ajo ishtë shumë e re. Tatiana thotë se e donte shumë atë fëmijë dhe e ka përjetuar pak keq këtë histori në jetën e saj. Tatiana u thotë Mirit dhe Manalit se ajo vendosi që ta tregonte sekretin e saj në momentin që Seldi dhe Domenika bën një lojë të tillë me rastin e 1-prillit. Tatiana thotë se ajo nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzanë dhe gjatë tre muajve të parë ajo konsumonte alkol dhe medikamente qetësuese dhe fakti që ka humbur fëmijën e saj ka bërë që ajo tashmë të mos pijë më alkol. Menel i thotë se përse vendosi që ta bante fëmijën në atë moshë që ishte dhe Tatiana thotë se pavarsisht se nuk ishte e parashikuar dhe ndodhi ajo që ndodhi, ajo dhe i dashuri i saj e deshën një fëmijë nëse do të kishte ardhur në jetë, por fati i saj i keq që fëmija i tyre lindi në muajin e gjashtë dhe nuk mundi të mbijetonte.